19.2 C
Priština
More

    Leksione për jetën nga Oprah Winfrey, nga të cilat çdo femër mund të mësojë

    spot_imgspot_img

    Në vazhdim do të paraqesim disa leksione për jetën nga kjo femër e madhe, nga të cilat leksione sejcila nga ne mund të mësojë diçka.

    Oprah Winfrey është një nga ato femra të cilën ose e doni ose e urreni, por jemi të sigurtë se mirë e dini se kush është ajo. Ajo është një ‘fenomen botëror’ dhe ekziston një numër i madh i leksioneve të saj nga të cilat të gjithë mund të mësojmë diçka. Oprah e ka ndërtuar famën e saj botërore në bazamentin e emrit të saj dhe mëpastaj ka arritur popullaritet për veten e saj, dhe kjo është vetëm njëra nga gjërat për shkak të të cilave e ka merituar respektin tonë. Oprah është me të vërtetë një femër zemërgjërë dhe gjithmonë e gatshme t’ua dhurojë një pjesë të pasurisë së saj atyre të cilët më së shumti kanë nevojë për ndihmë. U ka ndihmuar shumë njerëzve në realizimin e ëndërrave të tyre dhe këtë gjë e bën ende.

    Në vazhdim do të paraqesim disa leksione për jetën nga kjo femër e madhe, nga të cilat leksione sejcila nga ne mund të mësojë diçka.

     1. Besoni në vetveten

    Një nga leksionet më të rëndësishme të Oprah-s të cilën duhet ta marrë sejcila femër, por edhe mashkull, është që të besojë në vetveten. Edhepse ndoshta mund të tingëllojë banale, sikur me të vërtetë të gjithë të besonim në vetveten dhe në fuqinë tonë se mundemi të bëjmë çfar të duam, atëherë do të mund të arrinim absolutisht gjithçka. Njerëzit shpesh as që janë të vetëdijshëm se sa fuqi bartin në vetvete.

     2. Femra mund të jetë e suksesshme edhe nëse është e vetme

    Oprah është fakt i gjallë se femrës nuk i duhet mashkulli që të jetë e suksesshme, e guzimshme dhe e lumtur. Edhepse ka patur disa meshkuj në jetën e saj, asnjëri prej tyre nuk është meritor për suksesin të cilin ajo e ka arritur. Oprah ec përpara, pa marrë parasysh statusin e saj në dashuri.

     3. Jeni të guximshëm

    Guximi dhe kurajo janë pjesë të rëndësishme të jetës së njeriut dhe këto veti për ne janë të një rëndësie të veçantë në mënyrë që të mund të ballafaqohemi me të gjitha problemet dhe sfidat të cilat na i sjell jeta. Ajo çfar na porosit Oprah është se duhet të largojmë frikën, të shfrytëzojmë talentin që kemi dhe mëpastaj të nisemi drejt realizimit të ëndërrave tona.

     4. Jetoni të ngazëllyer

    Gjeni ngazëllim në çdo gjë që bëni, duhet të jeni kurreshtarë. Pa marrë parasysh se për çfarë teme ka folur Oprah, ajo vazhdimisht është emocionalisht e ngazëllyer dhe me gëzim dhe hare flet për ndërmarrjet njerëzore. Oprah e di se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk kemi leverdi që të humbasim kohën me budallalëqe e as të jemi negativ. Çdoherë mbani qëndrim pozitiv.

     5. Gjeni pasionin tuaj

    Oprah e di se sa i rëndësishëm është pasioni jetësor, ndërsa pasioni i saj mund të shihet në gjithçka që ajo bën. Kur bëni diçka me pasion do të ndiheni shumë më mirë dhe rezultatet mesiguri do të jenë shumë më të mira.

     6. Duhet të keni qëllime

    Ndoshta nuk jeni tërësisht të sigurtë se çfarë dëshironi të arrini në jetë, por me rëndësi është që të keni qëllime. Gjeni ato qëllime dhe përpiquni që t’i realizoni, nuk është me rëndësi se a janë të vogla apo të mëdha. Mbani mend se me përpjekje të mjaftueshme dhe me vetëiniciativë, gjithçka është e mundur. Pra, nëse dëshironi që të arrini diçka në jetë, është e nevojshme që të përcaktoni qëllimet tuaja.

     7. Asnjëhërë mos u dorëzoni

    Asnjëhëre, pra asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndërrat tuaja. Duhet të jeni këmbëngulës, nësë një person ju thotë jo, kjo nuk do të thotë së duhet të dorëzoheni. Është e mirënjohur thënia se kur një derë mbyllet, hapen dyer të reja, vetëm se duhet të hapni mirë sytë. Është e njohur se si Oprah është rritur në një familje tejet të varfur dhe mesiguri asnjëherë nuk do të arrinte këtu ku është tani sikur të mos ishte mjaftueshëm e vendosur dhe këmbëngulëse.

    Foto: wikimedia.org

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...