14.7 C
Priština
More

    7 taktika ultra të pasura të suksesit

    spot_imgspot_img

    Me siguri ekzistojnë disa elemente të suksesit me të cilat të gjithë do të pajtohen, e ato janë ambicia, puna e vështirë, këmbëngulja, qëndrimi pozitiv. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se disa njerëz janë thjeshtë „të lindur“ biznesmenë, dhe se njerëzit e suksesshëm mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga shumica dërrmuese e personave me të njëjtin nivel të arsimit dhe të intelegjencës. Këtu më poshtë i kemi paraqitur shtatë gjërat që ndajnë të pasurit nga pjesa tjetër e botës.

    Njeriu për tu pasururar ka nevojë pë një kapital të veprimit
    Nëntëdhjetë për qind të njerëzve super të suksesshëm thonë se deklarata e mësipërme është e vërtetë, krahasuar me pjesën më të vogël në mes të „njerëzve të thjeshtë“, të cilët ndajnë këtë mendim. Më e rëndësishmja, 80 për qind e biznismenëve të „lindur“, thonë që në punën e tyre tani më kanë një tepricë të mjeteve, ndërkohë që shumica dërrmuese thonë që as nuk e kanë provuar për të krijuar këso lloj kapitali.
     
    Krijimi i përparësive në negociata të biznesit
    Rreth 90 përqind të biznesmenëve të „lindur“ pranojnë se gjithmonë janë përpjekur që të kalojnë kufirin. Duke marrë edhe një avantazh të vogël në seri të marrëveshjeve, mund të ketë një efekt kumulativ në pasuri, por, shumica e njerëzve sa më shumë që nuk përpiqen për të arritur atë, aq më parë do të përfundojnë në anën e të humburve.
     
    Të bëni gjëra të mira është më e rëndësishme se sa të zbuloni gjëra të reja
    Pasuruar zakonisht do të thotë që të keni një ide para jush dhe të përpunoni deri tek përsosmëria. Kjo është ajo në të cilën nëntë nga dhjetë biznesmenë të „lindur“ besojnë. Shumica e pjesës tjetër të botës, megjithatë, mendojnë që janë të nevojshme idetë e reja dhe të mëdha më mënyrë që të pasurohet njeriu. Për zhgënjimin e tyre, idetë e mëdha janë të rralla dhe të rrezikshme. Shumë njerëz janë duke pritur në anën që t’ju bie ndërmend ndonjë ide e përkryer, ndërsa ata të suksesshëm tani më kanë hyrë në lojë dhe deri tek përsosja i kanë përpunuar idetë e tyre.
     
    I punësojnë njerëz të cilët janë më të zgjuar se ata
    Në mënyrë që të merrni një produkt të jashtëzakonshëm, është e domosdoshme që ata që kanë „lidhje“ për biznes përqëndrohen në dy ose tre gjëra që punojnë mirë. Prandaj, do të formojnë ekipe me aftësi që plotësojnë njëri tjetrin. Hulumtimet tregojnë se shumica e njerëzve preferojnë të mësojnë për të kryer detyrat në të cilat nuk janë edhe aq të mirë, se të lejojnë që të tjerët të bëjnë ato. Biznesmenët e lindur dijnë që arrihet në krye nëse keni pushtet, jo nëse frikësoheni nga dobësitë tuaja.
     
    E kuptojnë motivimin e bashkëpunëtorëve të biznesit
    Nëse vareni nga punëtorët e tjerë të talentuar, ju duhet të dini se çfarë i motivon ata. Nga dëshira dhe vullneti juaj që vërtetë të kuptoni dhe të njihni bashkpunëtorët tuaj varet edhe suksesi.
     
    Lehtë dalin nga punët e papërshtatshme
    Biznesmenët e mëdhenj e dinë se kontratat e këqija, janë si martesat e këqija, mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të shtrenjta. Kjo do të thotë se në qoftë se një marrëveshje nuk është e mirë, 71 për qind thonë se nuk ka asnjë problem për të përfunduar atë dhe të lëvizë përpara. Vetëm rreth 22 për qind të shtresës së mesme thonë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve duan të provojnë fatin e tyre më kontratë të dyshimtë që nga fillimi, edhe kur ajo është më pak e rrezikshme, vetëm kthehen prapa dhe ecin tutje.
     
    Mëso nga gabimet tuaja
    Njerëz të suksesshëm, mesatarisht, kanë më shumë dështime se njerëzit që i përkasin klasës së mesme. Por, ata i kanë përdorur dështimet e tyre në mënyrë që të kenë sukses në ndërmarrjet e ardhshme. Vetëm 17 për qind e biznismenëve mesatar thonë se në këtë mënyrë mësojnë nga gabimet e tij. /kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...