15.9 C
Priština
More

    6 mënyra se si të nxisim zhvillimin e të folurit tek fëmijët

    spot_imgspot_img

    Mos ndoshta fëmija juaj një vjeç e gjysëm nuk mund të thotë më shumë se tre fjalë? Secili fëmijë e ka tempon e tij të formulimit të fjalëve, zhvillimit të të folurit dhe mënyrës se si e riprodhon dhe ndan mjedisin që e rrethon. Në vend se të brengoseni është më mirë që të fokusoheni se si të nxitni fëmijën sa më herët që të flasë. Si duhet bërë një gjë e tillë ?

    Çfarë mund të bëjnë prindërit që të nxisin të folurit tek fëmijët:

    • Flisni shumë

    Fëmijën mund ta veshim duke mbajtur gojën mbyllur apo duke i folur ashtu që ia përshkruajmë tërë procesin dhe gjithçka që shohin apo mendojmë. “Mami është duke veshur beben, është duke e pastruar, tani do përdorim sapunin…” këto fjalë dhe fjali mund ti pëshpëritni derisa jeni me fëmijën tuaj. Fëmija nuk do kuptojë asgjë mirëpo do dëgjojë zërin tuaj dhe ngadalë do të përvetësojë strukturat gjuhësore, kuptimin, intonimin dhe ritmin në të folur.

    • Përsëritni pas fëmijës

    Ba-ba-ba, ga-ga-ga,ma-ma-ma… sapo të fillojë foshnja të prodhojë zëra atëherë ka filluar të bëhet bashkëbiseduesi juaj. Bisedoni në gjuhën e foshnjeve…

    • Dëgjoni

    E folura ka kuptim vetëm nëse ndjeni se dikush ju dëgjon me interes, qoftë edhe “përzierje” tingujsh nga njëvjeτari juaj apo përsëritja e njëqind e një storje nga trvjeçarja juaj, duhet të dëgjoni fëmijën dhe ta shikoni në sy.

    • Lexoni së bashku

    Librat janë të shkëlqyeshme, në fillim mund t`i shikoni fotot dhe të tregoni përralla të shkurta ndërsa më vonë mund t`i tregoni kafshët dhe të imitoni tingujt që ato bëjnë, flisni për ngjyrat, tregoni shkronjat.

    • Këndoni

    Gjuha sjell informata mirëpo është edhe melodike e ritmike. Që të tri komponentet më së miri përzihen në këngë, rimë dhe vallëzim.

    • Mos korrigjoni kurrë

    Tek më të vegjëlit përderisa mësohen se si të flasin, mund të vëreni që nuk mundet t`i shqiptojnë të gjitha shkronjat andaj mos i korrigjoni apo t`u qesheni në fytyrë. Fëmijët sigurisht që nuk pëlqejnë një gjë të tillë dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht në personalitetin e tyre.

    Sa fjalë përdorin fëmijët sipas moshës?

    Këto numra janë tregues i përafërt që u shërben prindërve si orientues për zhvillimin e të folurit.

    • Foshnja e posalindur – vaji.
    • Rreth 2-3 muaj – prodhimi i tingujve të ndryshëm : eh, ah….
    • 6-12 muaj – ga-ga, ba-ba, ma-ma
    • Deri në 1 vit – 5 fjalë me kuptim
    • Deri në 2 vite – 50 fjalë
    • Deri në 4 vite – përvetësim i gramatikës (fjalë të sakta me ndonjë gabim)
    • Deri në 5 vite – shqiptim i drejtë i të gjitha shkronjave

    Shenja të hershme të ngecjes në zhvillimin e të folurit:

    • Gjatë periudhës së thithjes së gjirit nuk reagon në tingujt e zëshëm
    • Në periudhën nga muaji i 5 nuk e drejton shikimin tek personi që i flet
    • Shumë pak belbëzon në periudhën deri në 1 vit
    • Në periudhën deri në 2 vite, fjalori nuk përmban as 50 fjalë
    • Në periudhën deri në 2 vite nuk i kupton rregullat themelore të gjuhës
    • Nuk i interesojnë tregimet dhe vetmohet
    • Në periudhën deri në 4 vite fjalia është e shkurtë dhe jogramatikore, nuk përputhen fjalët me gjininë,numrin dhe theksin, ndërsa e folura është ende e pakuptimtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...