8.1 C
Priština
More

    Ultrazëri në shtatzëni: Kur bëhet dhe sa lloje të kontrolleve ekzistojnë?

    spot_imgspot_img

    Sipas udhëzimeve për kontrolle gjatë shtatzënisë, planifikohet të bëhen katër kontrolle, në javët 16, 24, 28 dhe 32, si dhe katër kontrolle me ultratinguj – gjatë ultrazërit të parë vërtetohet shtatzënia, ndërsa më pas foshnja kontrollohet në javët 12, 20 dhe 32. Përveç kësaj, janë të nevojshme edhe kontrolle laboratorike.

    Vizita e parë te mjeku

    Vizita e parë te mjeku bëhet 2-4 javë pas periudhës së fundit të ciklit menstrual e cila është në javën 6-8 të shtatzënisë. Gjatë kësaj vizite përmendim sëmundjet dhe alergjitë që mund të keni, a keni ndjeshmëri ndaj barnave të caktuara, historikun e familjes për sëmundje të trashëgueshme, shtatzënitë e mëparshme dhe lindjet. Duhet përmendur nëse keni vena me variçe të zgjeruara në këmbë, presion të lartë të gjakut, sëmundje tiroide, ënjtje të këmbëve dhe nëse merrni ndonjë ilaç për sëmundje kronike.

    Gjatë kësaj vizite do të përcaktoni moshën e saktë të shtatzënisë, datën e mundshme të lindjes, këshilla për matjen e presionit dhe peshës trupore. Në fillim të shtatzënisë është e nevojshme të përcaktoni tipin e gjakut dhe faktorin Rh.

    Në rast se jeni Rh negativ, është e nevojshme që të kontrolloni rregullisht antitrupat. Ndonjëherë bëhet kontroll edhe për mundësinë e infeksioneve të ndryshme përmes gjakut të nënës (rubeola, toxoplasmosa, herpes).

    Kontrollet mjekësore

    Gjatë shtatzënisë, përveç herës së parë kur është vërtetuar shtatzënia, planifikohen edhe katër kontrolle, në javët 16, 24, 28, 32. Për të gjitha këto kontrolle është e nevojshme përgatitja e pasqyrës së gjakut, analiza e urinës dhe sheqerit në gjak.  Në varësi të javës së shtatzënisë, këshillohet edhe kontrolli për HIV,  për gjendjen e qafës së mitrës, kontrolli i D antitrupave nëse jeni Rh negativ ndërsa burri Rh pozitiv.

    OGGT testi kryhet përmes marrjes së gjakut dhe përcakton nivelin e sheqerit në gjak, dhe duke u bazuar në rezultatet përcaktohet nëse ka ndonjë problem me shqerin gjatë shtatzënisë.

    Në javën 36 duhet të bëhet testi për verdhëzën – HBS Ag, brisin për qafën e mitrës, dhe së bashku me mjekun të vendosni për pushimin e lehonisë 28 deri 45 ditë para datës së mundshme të lindjes.

    Të gjitha këto rekomandime mbi kohën dhe përmbajtjen e kontrolleve zbatohen vetëm në rast se shtatzënia është me rrezik të ulët, dhe nëse gjatë shtatzënisë nuk zhvillohen komplikime. Nëse ka ndonjë përkeqësim apo devijim, atëherë kontrollet duhet të intensifikohen me kontrolle tjera adekuate laboratorike.

    Ekzaminimet me ultrazë në shtazëni

    Ekzaminimi me ultratinguj përfaqëson rrjedhjen e valëve ultrazë të frekuencave të larta përmes mitrës. Ky ekzaminim mund të bëhet përmes barkut dhe vaginës.

    Ultratingulli i parë bëhet kryesisht pas ndërprerjes së menstruacioneve, për vërtetimin e shtatzënisë së mundshme, përcakton se si është fëmija në barkun e nënës, a ka rrahje të zemrës, si dhe për të përcaktuar datën e mundshme për lindje, duke u bazuar në gjatësinë e fëmijës.

    Ultratingulli i dytë bëhet mes javës 11 dhe 14 të shtatzënisë, atëherë kur shihet koka e foshnjes, barku dhe duart me gishtërinjtë, këmbët, rrahjet e zemrës. Gjatë këtij kontrolli verifikohen edhe eshtart nazale, organe tjera si dhe për ndonjë rrezik të mundshëm për probleme të trashëguara.

    Ultratingulli i tretë bëhet në periudhën mes javës 20 dhe 24. Tani fëmija është i rritur tashmë dhe mund të shihni detaje në shqyrtimin e morfologjisë së plotë të fëmijës. Çfarëdo lloj devijimi që mund të paraqitet, tani shihet qartë. Ultrazëri është i domosdoshëm për rrjedhën normale të gjendjes së foshnjes, madje këtu bëhet edhe shqyrtimi i zemrës së foshnjës – ekokardiografia e fetusit dhe kontroll i detajuar i trurit të foshnjes – neurosonografi.

    Ekokardiografia e fetusit – një pasqyrë e detajuar e gjithë strukturës së dukshme e zemrës së foshnjes si dhe për të përjashtuar defektet kardiake.

    Neurosonografia e fetusit – paraqet një pasqyrë të detajuar të strukurës së trurit të foshnjes si dhe detaje tjera për qelizat e trurit.

    Ultratingulli i katërt bëhet mes javës së 30 dhe 34 të shtatzënisë. Këtu shohim progresin e duhur dhe të mjaftueshëm, siç është pesha, placenta dhe lëngu amniotik, të gjitha pjesët e trupit. Gjatë kësaj periudhe mund të bëhen edhe kontrolle shtesë si Doppler – lloj i teknologjisë me ultrazë për të monitoruar drejtimin dhe shpeshtësinë e qarkullimit përmes enëve të gjakut./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...