12.7 C
Priština
More

    17 shenjat që tregojnë se jeni rritur ashtu siç duhet!

    spot_imgspot_img

    Ka të bëjë më shumë se sa vetëm duke thënë,  ju lutem dhe faleminderit…

    Sipas një postimi të Reddit që kërkoi nga përdoruesit se “cilat janë shenjat që tregojnë se ndokush është rritur në mënyrë të duhur”, janë ranguar rreth 8,000 komente nga përvoja të ndryshme personale të njerëzve.

    Ja disa nga komentet që përshkruajnë vetitë apo karakteristikat e këtyre personave:

    1. Ata e dinë se durimi është një virtyt. “Unë kam një dyqan ushqimor dhe më habit fakti se si fëmijët e vëgjël presin në rradhë për të blerë, përderisa të rriturit që nuk janë edukuar mirë gjatë jetës, veprojnë shumë më keq se sjellja e fëmijëve”.

    2. Ata gjithmonë mendojnë për të tjerët. I lejojnë edhe të tjerët të kyçen në bisedë, nuk janë vetiak dhe respektojnë mendimin e tjetrit.

    3. Ata luftojnë drejtë. “nëna ime gjithmonë më ka mësuar se ka një dallim mes një debati të mirë dhe atij të keq. Ajo më ka inkurajuar që të jem i matur, mos të shajë, fyej madje edhe godasë, por të dëgjoj edhe perspektivën e tjetrit”.

    4. Ata janë të vetëdijshëm për rrethin e tyre. “U befasova se si mbesa ime më rikujtoi një ditë të mos bllokojmë hapësirën gjatë parkimit, sepse kishte edhe njerëz tjerë që donin të vepronin me makinat e tyre.”

    5. Ata gjithmonë përdorin shprehjet ‘të lutem’ dhe ‘faleminderit’. Këto janë shprehjet më magjike që zbusin çdo person të pasjellshëm.

    6. Ata nuk kërkojnë mirënjohje. Atyre nuk ju intereson që të tjerët të dijnë mirësinë e tyre, ata thjeshtë bëjnë mirë pa e përmendur dhe kërkuar lavdëratë për këtë gjë.

    7. Ata ua ofrojnë vendin e tyre të tjerëve. Gjatë transportit publik, këta persona ua lirojnë vendin grave shtatzëna apo më të moshuarve.

    8. Ata e kuptojnë faktin se edhe kamarierët janë njerëz gjithashtu. “Kam dëshirë që fëmijëve të mi të ju mundësoj një praktikë në restorant si kamarier, kuzhinier apo menazher, që të dinë se çfarë është”.

    9. Ata ndihmojnë. Ata gjithmonë shtrijnë dorën për të tjerët, duke mos e kursyer fare veten.

    10 Ata e vënë veten në këpucët e të tjerëve. Empati. Duket sikur sot ka shumë pak njerëz të tillë, andaj është mirë që të kultivohet ky virtyt.

    11. Ata respektojnë më të moshuarit. Gjithmonë iu adresohen të moshuarve me “Zonjë” apo “Zotëri”.

    12. Ata presin për radhën e tyre. Ata janë të qetë gjatë pritjes në radhë dhe nuk shtyhen që të zënë vendin e të tjerëve.

    13. Ata janë të vetëdijshëm për nevojat e të tjerëve. Nuk flasin me zë të lartë në restorant, respektojnë rendin në publik, nuk shkaktojnë rrëmujë etj.

    14. Ata janë të sjellshëm. Ata i përgjigjen njerëzve me fjalë të këndshme, asnjëherë nuk lëndojnë ndjenjat e tjetrit.

    15. Ata janë mikpritës të mirë. Ata e dinë se si ti bëjnë mysafirët të ndjehen mirë, të rehatshëm dhe të relaksuar në shtëpinë e tyre.

    16. Ata i dëgjojnë prindërit e tyre. “Isha duke luajtur në park me djalin dhe u afrua një fëmijë tjetër i cili dëshirontë të bashkangjitej me ne. unë e pyeta nëse dëshiron edhe ai të luaj me ne, ndërsa ai mu përgjigj se duhet kërkuar njëherë leje nga mamaja”. Ky është një shembull i një fëmije të mirë edukuar.

    17. Ata shumë lehtë mund të pajtohen me ju. Ka shumë gjëra që ndoshta e dinë se nuk janë në rregull, por që i ikin debatit dhe zënkave duke qëndruar indiferent ndaj problemit të caktuar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...