8.5 C
Priština
More

    Tetë gënjeshtrat e nënës time

    spot_imgspot_img

    Nëna ime nuk e ka thënë gjithmonë të vërtetën … Më ka gënjyer tetë herë në momente të rëndësishme të jetës!

    Tregimi fillon me lindjen time.

    Kam lindur si fëmijë i vetëm në familje shumë të varfër … Aq të varfër sa nuk kemi pasur mjaftueshëm ushqim, e le më diçka më shumë. Rrallëherë do të kishim pak oriz në shtëpi … Nëna do të përgatiste një vakt modest dhe gjithmonë pjesën e saj e hudhte në pjatën time duke thënë:

    “Ha, biri im, unë nuk jam e uritur” – Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj.

    Kur u rrita pak, nëna ime, kur i përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi afër shtëpisë, duke shpresuar se do të gjuante ndonjë peshk që unë të ha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohem si çdo fëmijë tjetër. Në një rast falë Zotit, arriti të kapte dy peshq. Ajo nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti të dy peshqit dhe i vendosi para meje.

    Unë haja peshk pak e nga pak, kurse nëna ime i hante ato që kanë mbetur nëpër eshtra pas meje. Duke parë këtë, zemra ime u trazua dhe peshkun e dytë e shtyva para nënës,dhe ajo ma ktheu duke thënë:

    “Biri im, haje edhe këtë tjetrin, ti e din se mua nuk më pëlqen peshku” – Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.

    Koha kalonte dhe erdhi dita të shkoj në shkollë. Meqë nuk kishim mjaftueshëm para për shkollimin tim, nëna shkoi në një shitore rrobash dhe u pajtua me pronarin se do të shiste rroba nëpër shtëpi të njerëzve të rrespektuar dhe të pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më gjatë në punë. Duke e pritur në shtëpi, u brengosa dhe dola ta kërkoja. E pashë duke mbajtë çantën me rroba dhe duke trokitur në dyert e shtëpive të huaja.

    E thirra: “Nënëëëëëë, eja. Shkojmë në shtëpi, është vonë dhe ftohtë. Mund të vazhdosh nesër në mëngjes!”

    Ajo buzëqeshi dhe tha: “Biri im, nuk jam e lodhur”. – Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj.

    Erdhi në ditën e provimeve shkollore. Edhe pse ishte shumë vapë, nëna donte të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, kurse sipërfaqja e rërës dridhej nga nxehti. Hyra në shkollë, kurse ajo qëndroi në oborrin e shkollës me frikën për suksesin tim. Kur mbaruan provimet, dola nga shkolla, kurse ajo më priti me përqafimin e ngrohtë të nënës, plot dashuri dhe dhimbshuri. Në dorë mbante një lëng të ftohtë dhe të freskët të cilin e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, u ktheva dhe e shikova: nëpër ballin e saj rrjedhnin pikat e djersëve.

    I ofrova gotën dhe i thash: “Nënë pije”, kurse ajo më tha:

    “Biri im pije ti. Unë nuk kam etje” – Kjo ishte gënjeshtra e katërt e saj.

    Pas vdekjes së babait, nëna ka jetuar si e ve një jetë të vështirë. Mori përgjegjësinë e plotë për mbajtjen e shtëpisë, thjeshtë – është dashur të kujdeset për gjithçka. Jeta u bë më e vështirë, kurse ne shpesh kemi duruar pa ngrënë. Skaj shtëpisë tonë jetonte xhaxhai im, njeri shumë i mirë. Ai shpesh na sillte ushqim që ta zbusim urinë. Kur fqinjët e panë se gjëndja jonë u bë e padurueshme e këshilluan nënën, e cila ishte akoma e re, të martohet me dikë që mund të na ndihmojë. Mirëpo, nëna ime e refuzoi këtë këshillë me fjalët:

    “Unë nuk kam nevojë për dashuri” – Kjo ishte gënjeshtra e pestë e saj.

    Pas mbarimit të fakultetit, gjeta punë të mirëpaguar në një kompani dhe vendosa ta marr kujdesin për shtëpinë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar nuk mundte më të shiste rroba nëpër shtëpitë, ashtuqë filloi të shiste perime në treg. Kur vendosi të mos punojë më, e ndava një pjesë të rrogës sime dhe ia dhashë asaj, kurse ajo e refuzoi duke thënë:

    “Biri im, ruaj paratë tuaja, unë kam mjaft për vete” – Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj

    Pa marrë parasysh se gjeta punë, vazhdova shkollimin dhe së shpejti e bëra masterin. Arrita sukses dhe të ardhurat e mia u rritën. Një kompani gjermane më ofroi një punë të mirë në selinë e saj në Gjermani. U gëzova shumë dhe fillova të ëndërroj për një jetë të re. Pasi shkova dhe u vendosa, e thirra nënën dhe i kërkova të jetojë me mua. Ajo nuk dëshiroi të më pengonte dhe më tha:

    “Biri im, unë jam mësuar të jetoj lehtësisht” – Kjo ishte gënjeshtra e shtatë e saj.

    Koha kalonte dhe nëna plakej gjithnjë e më shumë dhe së shpejti u sëmurë nga kanceri malinj. Në këto memente të vështira dikush duhej të kujdeset për të. Çka kam mundur të bëj kur mes meje dhe nënës së dashur ishte aq largësi e madhe? I lash të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në krevat. Kur më pa, u përpoq të buzëqeshë. Zemra mu thye sepse ishte e lodhur dhe e dobët. Nuk ishte më nëna që e kisha njohur … Filluan lotët të rrjedhin nëpër faqet e mia, por ajo edhe atëherë përpiqej të më ngushëllojë duke thënë:

    “Biri im, mos qaj, unë nuk ndjej dhimbje” – Kjo ishte gënjeshtra e saj e tetë

    Pasi e tha këtë, mbylli sytë dhe nuk i hapi më. Të gjithë atyre që gëzojnë bekimet e prindërve të gjallë, i këshillojmë: Ruani këtë mirësi të Zotit para se të vajtosh për humbjen e saj. Gjithkujt që e ka humbur nënën e tij të dashur, e këshillojmë: Gjithmonë përkujtoje se sa është lodhur për ty. Lutu që Zoti ta falë dhe ta mëshirojë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...