12.2 C
Priština
More

    Nëna përshkruan dhimbjen e vaginës së lënduar pas lindjes!

    spot_imgspot_img

    Pavarsisht nëse keni pasur fëmijë apo jo, mendoj se të gjithë pajtohemi se nuk ka asgjë më të lehtë se lindja e fëmijës. Por, një nënë australiane ka zbuluar se sa tepër traumatike mund të jetë.

    Blogerja australiane, Zoe George është një nënë e dy fëmijëve dhe ka një blog të quajtur ‘Mami subtile’.

    Në një postim së fundmi, Zoe përshkroi grafikisht përvojën e saj të parë të lindjes dhe dëmin e pasojat që i la pas trupit të saj. Për dikë mund të jetë shqetësuese leximi i një përvoje të tillë dhe nëse jeni shtatzënë apo planifikoni të mbeteni ju kishim sugjeruar të lexoni ndonjë artikull tjetër më relaksues.

    Kjo është një ngjarje e sinqertë që ka ndodhur natën e 14 marsit deri në vazhdimin e 15 marsit, duke rezultuar me lindjes e fëmijës tim të parë dhe dëmtimin e vaginës sime. E them dëmtim se nuk gjej dot fjalë më dëshpëruese që mund të përshkruajë gjendjen e vaginës sime.

    Unë u përpoqa të lindja natyral, por kjo nuk ndodhi. Më kujtohet se kisha takuar një zonjë para vikendit dhe më tregoi se numëronte përmes kontraktimeve të saj. “Merr frymë për gjashtë sekonda dhe nxjerre frymën për dhjetë sekonda tjera”, më tha ajo. Mua më zgjati për 8 orë saqë përfundimisht nga zemërimi bërtita që të më injektojnë një epidural!

    Pasi më qëndroi mjeku prapa meje duke u përpjekur të nxjerrë kokën e fëmijës jashtë, më në fund doli foshnja Ari pas 5 shtyerjeve, e më pas u angazhuan në qepjen e vaginës si pasojë e çarjes.

    Më vonë kur e pyeta burrin pse nuk kishte marrë ndonjë aparat për të bërë ndonjë fotografi të rastit, ai më tha se kishte njerëz aty, por që arrin ta përshkruajë si një masakër apo banjë gjaku.

    Më pas, më ndihmoi që të pastrohesha mamia duke më shpëlarë me një sfungjer dhe kur më kërkoi të ulesha, unë papritmas kapa një pjesë të vaginës sime!!! O zot nuk kishe çfarë të shihje në çfarë gjendje ishte bërë, dukej si një përbindësh apo hamburger i fryerë! Më duhej disa netë rresht të vendosja peceta pambuku me akull që të përmbahesha nga dhimbjet.

    Pasi u kthyem në shtëpi, betejat filluan. Unë fillova me ushqyerjen me gji, mundohesha gjatë urinimit, mundohesha të përkulesha me dhimbje duke mos ndjerë fare se çfarë kisha në vrimën e quajtur vaginë. Qepja që ishte bërë më shkaktonte dhimbje pa masë dhe përfundimisht kisha një vaginë të lënduar.

    Rreth gjashtë muaj më vonë, pasi filloi dalëngadalë të kthehej në formë, unë mund të mendoja për seks sërish. Kjo na mori shumë kohë dhe unë e burri ishim të lodhur që t’i riktheheshim jetës sonë intime. Unë frikohesha shumë që të merrja këtë hap dhe kur mendoja për raport seksual më dukej një makth i vërtetë.

    Pas disa vizitave në gjinekolog, Zoe zbuloi se ajo kishte inde të lënduara të lëkurës si pasojë e qepjes, gjë që për fat të mirë dhimbjet u bënë më të durueshme sa herë që ajo tentonte që të konceptohej sërish. Gjatë këtij procesi, unë kam arritur të traumatizoj vaginën time deri në gjendjen e njohur vaginismus. Është akoma më e tmerrshme sa tingëllon të jetë.

    Do ta përshkruaj me pak fjalë si gjendje kur vagina tkurret aq shumë brenda saqë nuk ka gjasa të depërtojë asgjë brenda saj, pasi muskujt e legenit forcohen aq shumë, sikur vendos një mur apo barrierë dhe nuk lejon asnjë penetrim nga jashtë të thyejë ato mure.

    Pas disa muajsh terapi fizike, Zoe lindi fëmijën e saj të dytë dhe duke e përshkruar përvojën e saj të dytë si mahnitëse dhe mbresëlënëse, po aq edhe të këndshme. Totalisht ndryshe nga përvoja e parë e hidhur!/gruaja-sot.cot/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...