13.1 C
Priština
More

    Kontrolle të rëndësishme dhe analiza për një shtatzëni të shëndetshme

    spot_imgspot_img

    Gjatë shtatzënisë, e cila paraqet një nga periudhat më të rëndësishme dhe më të bukur në jetën e çdo gruaje, është shumë e rëndësishme mbrojtja e duhur shëndetësore. Ajo përbëhet nga kontrolle periodike dhe analiza me të cilat përcillet gjendja shëndetsore e nënës dhe fetusit. Në këtë mënyrë është e mundur që të identifikohen në kohë edhe shtatzënitë me rrezik të lartë, kurse gjatë kontrollit mamatë e ardhshme, përveç mbështetjes, marrin edhe këshilla specifike dhe informacione në lidhje me shtatzëninë.

    – Kujdesi para lindjes përfshin një sërë masash dhe veprime të ndërmarra gjatë shtatzënisë, për të ruajtur shëndetin dhe për të parandaluar sëmundje të nënës që të lindë një fëmijë të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Çdo nëne të ardhshme në fillim të shtatzënisë duhet t’i jepet informacion se si dhe çka duhet zbatuar gjatë kontrollit të shtatzënisë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe Udhëzuesit kombëtarë për mbrojtjen e shëndetit të gruas, te shtatzënitë e shëndetshme, të pakomplikuara, është parashikuar që gruaja shtatzënë të bëjë 9 kontrolle edhe atë 5 për shkak të ekzaminimit mjekësor dhe 4 për ekzaminim me ultratinguj. – shpjegon Gordana Peciq, gjinekologe e Shtëpisë së Shëndetit MediGroup Bulevard. Në rastet e shtatzënisë normale, të shëndetshme, ky është një numër i mjaftueshëm i kontrolleve. Nganjëherë grave që janë shtatzëna për herë të parë ky numër i kontrolleve dhe vizitave mjekësore i duket i vogël, ashtuqë ndodhin situata në të cilat në mënyrë të pakontrolluar shkojnë te disa mjekë për të bërë një ekzaminim me ultratinguj, të konfirmojë gjininë, të shiqojë foshnja dhe të ngjashme, por pa asnjë shenjë reale për ekzaminime të tilla.

    – Nëse gjatë shtatzënisë paraqiten disa komplikime apo probleme që shtatzëninë e klasifikojnë si të rrezikshme, atëherë numri dhe llojet e kontrolleve përcaktohen vetëm në bazë të indikacioneve mjekësore. Gruaja shtatzënë duhet të paraqitet te gjinekologu në kontrollin e parë, fillestarë më së voni deri në fund të muajit të dytë të shtatzënisë dhe më pas rregullisht të vjen në kontrollet dhe vizitat e planifikuara – thotë mr. Peciq.

    Gjatë shtatzënisë, veçanërisht asaj të parë, shpesh paraqiten dyshime dhe shqetësime të ndryshme. Një prej tyre është se a duhet dhe sa t’i ekspozohemi kontrollit ultrazë.

    – Janë bërë shumë polemika rreth ultrazërit se a është i dëmshëm për një grua shtatzënë, gjegjësisht nëse ka efekte të dëmshme për fetusin. Kontrollet me ultrazë të grave shtatzëna bëhen duke përdorur aparate të sofistikuara dhe përdoren sonda me frekuencë të valëve ultrazë nga 3 deri në 10 MHz, kështu që nuk ka rrezik të dëmtimit të fetusit prej këtyre valëve –shpjegon mr. Peciq dhe shton: – Efektet e valëve ultrazë në indet përreth pasqyrohen me rritjen e ngrohtësisë, kurse disa frekuenca të valëve ultrazë kanë efekt kavitacional. Këto efekte janë shumë më të theksuara në zbatimin e ultrazërit terapeutik, që për këtë arsye nuk duhet të kryhet tek gratë shtatzëna. Është e rëndësishme, megjithatë, që të theksohet se nuk duhet të keqpërdoret diagnostifikimi me ultrazë dhe të bëhen kontrolle sa herë që dëshiron gruaja shtatzënë, por sipas protokollit.

    Monitorimi ultrazë i shtatzënisë është i ndarë sipas muajve, gjegjësishtë sipas tremujorëve. Në kontrollin e parë inicues të gruas shtatzënë i cili duhet të bëhet deri në fund të muajit të dytë të shtatzënisë, dhe që përfshinë edhe kontrollin ultrazë, përcaktohet prania e shtatzënisë në mitër, mosha e saj gestacionale (në javë), verifikohet vitaliteti i shtatzënisë përmes aktivitetit të zemrës dhe lëvizjeve të fetusit dhe vlerësohet data e pritshme e lindjes. Gjatë këtij kontrolli shiqohen edhe mitra dhe vezoret, kurse mjeku në bazë të konkluzioneve dhe të dhënave prej anamnezës mund të gjykojë se shtatzënia është në rangun e shtatzënive normale apo atyre me rrezik të lartë.

    – Kontrolli i dytë me ultrazë duhet të kryhet në periudhën nga java e 11 deri në javën e 14 të shtatzënisë (zakonisht në javën e 12), kur bëhet i ashtuquajturi sonogram gjenetik, gjegjësisht screening i tremujorit të parë. Përveç përcaktimit të madhësisë së fetusit dhe kohës së shtatzënisë, përcaktohet edhe trashësia e rrudhës së qafës, prania dhe matja e kockës nazale, prania e DV dhe TP – flow (rrjedhës) (4 sonomarkerë më të rëndësishëm në tremujorin e parë në evaluimin e aneuploidit) – shpjegon bashkëbiseduesja jonë.

    Kontrolli i tretë me ultrazë, siç thekson Gordana Peciq, duhet të bëhet gjatë tremujorit të dytë, gjegjësisht, në periudhën prej javës së 20 deri në javën e 24 të shtatzënisë:

    – Atëherë, përveç përcaktimit të moshës së shtatzënisë, analizohet anatomia e plotë dhe morfologjia e fetusit sepse foshnja është mjaft e madhe që të vërehet anatomia e saj dhe të vlerësohet zhvillimi i saj. Ekzaminohet çdo pjesë e trupit (koka, strukturat e trurit, zemra, stomaku, veshkat, zorrët, shpina dhe gjymtyrët), dhe përcaktohen rrjedhat e qarkullimit utero-placentar dhe feto-placentar. Vërehet madhësia, pamja dhe lokalizimi i placentës, cilësia dhe sasia e lëngut amniotik dhe përcaktohet gjatësia e qafës së mitrës (e ashtuquajtura cervikometria me anë të së cilës vlerësohet insuficienca cervikale – shumë e rëndësishme për parandalimin e lindjeve të parakohshme). Në javën e 28-të duhet të bëhet një kontroll i veçantë ultrazë i cili shqyrton zemrën e fetusit (ehokardiografi fetale) dhe i cili është i një rëndësie të veçantë, nëse merret parasysh se shumica e anomalive fetale pasqyrohen pikërisht në zemër.

    Në tremujorin e tretë bëhet edhe një tjetër kontroll ultrazë (nga java e 30 deri në javën e 34 të shtatzënisë), ku përveç përcaktimit standard të moshës së gestacionit, përcillen edhe karakteristikat e vitalitetit dhe lëvizjet e fetusit (frymëmarrja, puna e zemrës, lëvizjet e gjymtyrëve). Përcillet morfologjia dhe biometria e fetusit, pozicioni dhe pesha e fetusit, përcaktohet pjekuria e placentës, shiqohet cilësia dhe sasia e lëngut amniotik dhe përcaktohet qarkullimi, gjegjësisht rrjedha nëpër enët më të rëndësishme të gjakut (mitrës dhe fetusit).

    – Është e rëndësishme të theksohet se rezultati normal ultrazë (i përcaktuar gjatë ekspertimit me ultrazë në tremujorin e dytë), nuk e përjashton mundësinë e sëmundjeve gjenetike ose anaomalive të kushtëzuara gjenetikisht, por se mungesa e treguesve të ekzistencës së sëmundjes në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e ekzistencës së tyre – thekson mr. Peciq.

    Si screening më i përpiktë dhe joinvaziv në zbulimin e anomalive gjenetike është i ashtuquajturi Double test i cili bëhet në periudhën prej javës së 11 deri në javën e 14, ose në madhësinë CRL të fetusit prej 45-84 mm.

    – Ky është një test i kombinuar, i cili përbëhet nga kontrolli ultrazë (përcaktimi i madhësisë së fetusit përmes matjes së CRL, përcaktimi i moshës së shtatzënisë, matja e rrudhës së qafës ose ‘translucencës’ – grumbullimi i lëngjeve mes lëkurës së foshnjës dhe fascias në qafë dhe përcaktimin e markerëve biokimik nga gjaku i nënës – Bhcg dhe PAPPA). Këtyre vlerave i shtohen edhe parametrat individuale si mosha e nënës, pesha trupore, sëmundjet shoqëruese, a është duhanpirës, diabetik, nëse shtatzënia është binjake dhe a është formuar nga trajtimi IVF. Pastaj të gjitha këto parametra përpunohen dhe fitohet rezultati i Double testit i cili paraqet llogaritje statistikore, gjegjësisht mundësinë që fetusi është në rrezik të lartë për praninë e ndonjë anomalie gjenetike (parasegjithash trizomisë 13, 18 dhe 21 – Sy Down). Ky test nuk është diagnostifikues por statistik, me shkallë saktësie prej 85%. Duke studiuar katër sonomarkerat specifik për praninë/mungesën e anomalive gjenetike, kjo përqindje rritet në gati 90%.

    Gjatë shtatzënisë, për shkak të krijimit dhe sekretimit të sasive të mëdha tashmë ekzistuese (E2 dhe E3) dhe hormoneve të reja të krijuara (HCG, HPL- placentës), vjen deri te ndryshimi i metabolizmit të karbohidrateve. Që të ruhet niveli i glukozës në gjak në normale, pankreasi duhet të prodhojë sasi më të madhe të insulinës sepse veti e përbashkët e këtyre hormoneve është ndikimi antagonist i insulinës.

    – Nëse niveli i insulinës është i pamjaftueshëm, rritet niveli i sheqerit në gjak dhe pastaj flitet për diabetin gestacional. Nivelet e larta të sheqerit në gjak kanë efekt të shumëfishtë gjatë shtatzënisë: rritja më e shpejtë e fëmijës, anomalitë janë më të shpeshta, numri më i madh i lindjeve të parakohshme, komplikime më të shpeshta gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Diagnoza e diabetit gestacional bëhet në bazë të OGTT- (oral glucoso tolerans test), ashtuqë ky test është i rëndësishëm në diagnostifikimin sa më të hershëm për veprimin dhe parandalimin me kohë të pasojave. Te gratë shtatzëna në grupin me rrezik të ulët ky test duhet të bëhet në periudhën prej javës së 24 deri në javën e 28, ndërsa te gratë shtatzëna me rrezik të lartë për diabet gestacional duhet të bëhet menjëherë, në fillim të shtatzënisë, dhe pastaj të përsëritet nga java e 20 deri në javën e 24. Diagnoza vendoset nga prania e dy ose më shumë vlerave patologjike të glikemisë në kontekstin e OGTT-së – thotë mr. Peciq.

    Siç thekson mr. Peciq, „është shumë e rëndësishme që në mes të gjinekologëve dhe nënave të ardhshme të realizohet një marrëdhënie e mirë, marrëdhënie e besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes“. Shtatzënia është një periudhë e cila, pavarësisht të gjitha bukurive dhe gëzimit që sjell, në të njëjtën kohë është edhe periudhë e ndryshimeve të mëdha në jetën e gruas, si fizike dhe mendore poashtu edhe emocionale.

    – Mjeku është ai që nënën e ardhshme e udhëzon dhe informon për çdo gjë që duhet të bëjë nga kontrolli gjatë shtatzënisë, i jep këshilla si të ushqehet, aktivitetin fizik, aktivitetin seksual, për udhëtimet, përdorimi i ilaçeve, do t’i japë mbështetje dhe inkurajim që sa më lehtë dhe më mirë ta përballojë këtë periudhë. Nga ana tjetër, nëna e ardhshme duhet të ketë shumë besim në gjinekologun e saj të zgjedhur në mënyrë që t’i respektojë rekomandimet dhe këshillat që i ka marrë dhe lirshëm të përgatitet për ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj – lindja dhe fillimi i amësisë – përfundon mr. Peciq./kosovarja.ch/ 

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...