16.8 C
Priština
More

    Kam frikë të lë dikë tjetër të kujdeset për fëmijët e mi!

    spot_imgspot_img

    Kur kuptuam se do kemi trinjakë, burri im dhe unë filluam të brengosemi për ekonominë familjare pasiqë veçmë e kishim një vajzë.

    Fillova të studjoj programet se si të përkujdesem për thinjakët, ndërsa ëndrrat se do të rri në shtëpi të kujdesem për fëmijët u fundosën nga barra e madhe e përkujdesjes ndaj tre foshnjeve njëkohësisht. Shtatëzënia me trinjakë kishte shumë rreziqe në vete, nga lindja e parakohshme e deri tek përfundimi me trinjakë të pazhvilluar. Me gjitha këto mendime në kokën time, vazhdova të punoj dhe të bëj plane rreth fëmijëve.

    Trinjakët lindën në javën e 28 me një peshë të kombinuar sa të një foshnjeje të plotë, dhe në ato momente brengat e mia finansiare u zëvendësuan me ato për jetën e foshnjeve.

    Fatkeqësisht, frika jonë u bë realitet kur njëra nga vajzat tona vdiq në spital, ndërsa unë u ngjita për dy foshnjet e mbetura sepse doja me çdo kusht që të jetojnë. Injoroja çdo thirrje dhe çdo email, isha e ngrirë në frikën time dhe nuk e besoja faktin se gjithçka që shpresoja u rrënua. Gjëja e vetme që mund ta bëja ishte t`i shpëtoja foshnjat e mbetura.

    Kështu filloi jeta ime si një nënë-amvise, u largova nga puna dhe karriera që doja për të mos u ndarë kurrë nga foshnjat e mia. Me vite të tëra nuk kishim askend që të kujdesej për fëmijët përveç mua, nuk mundja të largohem nga ato. Tani trinjaket e mbetura janë 8 vjeçe, vëllau i tyre më i ri është 6, ndërsa unë ende kam frikë që t`i lë vetëm me dikë tjetër. Jam i sigurtë që bashkëshorti im ka nevojë për ndonjë darkë romantike apo ndonjë fundjavë me vetëm ne të dy, mirëpo një pjesë e zemrës sime nuk mund t`i braktisë kurrë fëmijët.

    Një ditë e di se do të largohen nga nëna e tyre dhe nuk do të më kuptojnë pse kisha aq frikë, mirëpo unë do i mbaj afër dhe do të faleminderohem që i kam në jetën time./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...