Fjalët e saj i kanë zemëruar gratë: Nëna, përse gjithmonë flisni për fëmijët?

spot_imgspot_img

Vitin e parë pas lindjes e tërë jeta e gruas është e kthyer kah foshnja. Edhe kur fëmijët flejnë, nënat përgjojnë, nuhasin, zhvillojnë shikimin periferik dhe aftësinë e kryerjes së gjërave gjysmëzgjuar.

Pas një kohe të caktuar fillojnë pak të dalin, pyesin kur do të shkojnë përsëri të qeta në toalet, të mendojnë për diçka tjetër përveç pelenave, shtrëngimeve, dhëmbëve të parë, pagjumësisë.

Sa do që të jeni krenare, e dashur, e përhumbur në erëra, nuk mund që kohë pas kohe të mos pyesni – e ku jam unë: kur do të filloj të komunikoj me njerëzit si dikur, të lexoj libra, dëgjoj muzikë të mirë, kur do të dal në botë, e të mos ndjehem autsajder? Dhe më në fund agon ajo ditë. Pastaj edhe një, edhe një. Filloni të qarkulloni, dhe më së shumti në botë i gëzoheni takimit me shoqet sepse këto janë vetëm momentet tuaja të relaksimit. Më të mirët… Fëmijët janë rritur… Kurse ju edhe më tutje flisni vetëm për ata!!!

E pse moj, gra? A nuk ju mjafton aq sa jeni të përkushtuara, që pastroni të vjellurat nga dyshemeja gjatë tërë natës kur fëmija është i sëmurë, pse sa herë që ka turfullima gjithmonë ju e zgjidhni situatën, sepse baballarët kryesisht punojnë, kurse nënat punojnë, por edhe zgjidhin situatën edhe 1000 gjëra dhe vetëm ju flihet ashtuqë së paku një herë të ju lënë të qetë, por kurrë nuk është kështu. Më në fund gjejmë të flasim, qeshemi dhe bisedojmë për të vjellat, burrin e papërgjegjshëm, çmimin e pelenave, edukatoren e cila ka thënë, vajzën e cila ka kundërshtuar. Flasim për gjëra të vogla në lidhje me fëmijët dhe ato pak më të mëdha. Për të ushqyerit e tyre, shoqërinë, shkollën, profesorët që i mësojnë të nesërmen, çyrrat, lodrat, atletet, lojërat, parqet, sharjet…

A do të arrijmë pensionin kështu? Deri sa fëmijët tuaj të bëjnë fëmijët e tyre, pastaj të kalojmë tek nipërit e mbesat?

Epo, “besa”, jo.

Edhe unë kamë pasur fëmijë të vegjël, sigurisht kam mundur t’i mbledhë të afërmit rreth vetes, por përpiqem, vërtetë përpiqem që të mos ia ngarrkoj dikujt gjërat e mia personale që zhvillohen mes katër mureve. Përveç informatave themelore kur ta thyej këmbën në tre vende, pyesin si është dhe unë i përgjigjem, apo përmirëson ndonjë notë të dobët dhe pyesin a e ka përmirësuar, ose thjeshtë tregoj diçka qesharake që ai ka thënë. Kjo mjafton. Në fund të fundit kur dikujt i intereson si është, ai vjen në shtëpi.

Ka ndodhur që t’i premtojmë njëra tjetrës se nuk do të flasim për fëmijët, ashtuqë fillon biseda … tani do të më thuani se kjo është normale sepse fëmijët mbushin çdo moment tuajin të lirë dhe nuk keni shumë për çka të bisedoni përveç për ata. Këto janë vetëm emocione gra të mia të dashura, e jo mungesë e temave. Nuk është e vërtetë se nuk keni për çka të bisedoni, por nga dashuria për ta nuk doni. Është më e fortë se ju.

Rreth jush janë njerëz të ndryshëm, nuk jeni vetëm. Lejoni edhe të tjerët të kanë valvulat e tyre. Jemi njerëz të rritur./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.