Çfarëdo të thotë të jesh panseksual?

spot_imgspot_img

Me shumë të famshëm si Janelle Monae apo Miley Cyrus, që kanë folur për panseksualitetin e tyre, ju mund të mos ta dini saktësisht se çfarë është apo nga ndryshon nga biseksualiteti.

Panseksualiteti përcaktohet si “dikush që ka tërheqje seksuale ndaj dikujt, pavarësisht gjinisë apo identitetit të tyre seksual”, shpjegon specialistja e marrëdhënieve familjare Tarra Bates-Duford.

Parashtesa “pan” në “pansexuality” do të thotë “të gjithë”.

“Kjo tërheqje përfshin edhe njerëz që nuk identifikohen me asnjë gjini”, shton ajo.

Ndërsa panseksualiteti nuk do të thotë që ju tërhiqeni nga të gjithë, është më e saktë ta mendoni këtë term, si “dikush që është i hapur të tërhiqet seksualisht nga çdokush”.

Shumë njerëz panseksualë e përshkruajnë veten e tyre si të tërhequr nga njerëzit bazuar në personalitetin, karakterin moral dhe jo gjininë, që do të thotë se ata mund të tërhiqen nga dikush me gjini binare, jo-binare, mashkull, femër ose ndonjë gjini tjetër.

A është panseksualiteti i njëjtë me termin panromantik?

Panseksualiteti përdoret shpesh krahas termit panromantik, por të dyja nuk janë e njëjta gjë.

“Panromantik” i referohet dikujt që është i tërhequr në mënyrë romantike nga njerëz të të gjitha gjinive, ndërsa panseksualiteti ka të bëjë me tërheqjen seksuale.

Si lidhet panseksualiteti me biseksualitetin?

Panseksualiteti bie nën ombrellën e biseksualitetit, por shkon përtej tërheqjes nga burrat dhe gratë.

Panseksualitet do të thotë që ju të besoni se “gjinia është një konstrukt shoqëror dhe mënyra në të cilën lëvizim përmes spektrit të seksualitetit është një përvojë e rrjedhshme”.

Cili është një keqkuptim i zakonshëm rreth panseksualitetit?

Një supozim i pasaktë, është se panseksualiteti përfshin automatikisht forma të tërheqjes, të tilla si: kafshëria, pedofilia dhe parafilitë si objektofilia.

“Është tepër ofenduese të thonë se ke tërheqje seksuale për një dre apo një makinë”, shprehet Bates.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: njëditësh familjar në Kosovë — shëtitje natyrore, piknik dhe atraksione të lehta

Një guide praktik për një ekskursion njëditor familjar në Kosovë: si të përgatiteni, çfarë të merrni me vete, ide për shëtitje natyrore dhe piknik të qetë, dhe këshilla për sigurimin e dokumenteve dhe doganat për udhëtarët nga Zvicra.

Këshilla‑shtëpiake: truket e organizimit për kuzhina të vogla — ruajtje dhe funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla: si të ruani kimikatet, të maksimizoni funksionalitetin dhe të ulni rreziqet me zgjidhje të thjeshta dhe të sigurt.

Foshnja‑juaj: rutinë praktike për ushqimin dhe sigurinë gjatë drekës (6–12 muaj)

Udhëzues praktik për prindërit e foshnjave 6–12 muaj: si të përgatisni drekën, cilësinë dhe konsistencën e ushqimit, mbikëqyrjen për parandalimin e mbytjes dhe praktikat e higjienës.

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.