16.4 C
Priština
More

    Çfarë shpie në vonesë të të folurit tek foshnjat sipas studimeve të reja

    spot_imgspot_img

    Hulumtimet e gjetura tregojnë se çdo 30 minuta kohë në ekrane të tabletëve, mundëson një rritje rreziku prej 49% vonesë në zhvillimin e të folurit.

    Prindërit e kohës moderne kanë shtuar presionin e teknologjisë në jetën e fëmijëve të tyre dhe shumica prej tyre shqetësohen për efektet negative që kjo dukuri mund të sjell. Një studim i ri i paraqitur në Shoqërinë Akademike të Pediatrisë 2017, thekson se me të vërtetë mund të ketë disa efekte alarmuese.

    Hulumtimi, i udhëhequr nga Dr. Catherine Birken, zbuloi një lidhje mes kohës në ekran nga tableta dhe telefona dhe vonesa e të folurit tek fëmijët e moshës prej gjashtë muaj deri në dy vjet. Prindërit e rreth 900 fëmijëve iu ndanë disa minua kohë me fëmijët e tyre duke përdorur ekranet në ditë në 18 muaj me hulumtuesit të cilët më pas vlerësuan zhvillimin e gjuhës dhe të folurit tek fëmijët. Ata shikonin një sërë treguesish të fjalës duke përfshirë fjalorin e fëmijës dhe nëse ata përdorin tingujt ose fjalët për të marrë vëmendjen ose ndihmën.

    Rezultatet gjetën se për çdo rritje 30 minutëshe në kohën e përditshme të ekranit, ka pasur rritje të rrezikut prej 49% në vonesën e të shprehurit – e njohur ndryshe si përdorimi i tingujve dhe fjalëve. Është e rëndësishme të theksohet se ky hulumtim nuk ka gjetur ndonjë lidhje midis fushave tjera të komunikimit si gjuha e trupit dhe aftësitë sociale. Birken thekson se nevoiten akoma kërkime shtesë për të ardhur në përfundim se këto pajisje teknologjike shkaktojnë vonesa në të folurit tek fëmijët.

    Rekomandimet aktuale të Akademisë Amerikane të Pediatrisë janë si në vijim:

    Për fëmijët më të vegjël se 18 muaj, shmangni përdorimin e mediave përmes ekranit. Prindërit e fëmijëve prej moshës 18 deri 24 muaj të cilët dëshirojnë të prezantojnë mediat digjitale, duhet të zgjedhin programe të cilësisë së lartë dhe të shikojnë së bashku me fëmijët e tyre për t’i ndihmuar që të kuptojnë se çfarë po shohin.

    Për fëmijët e moshës 2-5 vjeç kufizoni përdorimin e ekranit në 1 orë në ditë të programve me cilësi të lartë. Prindërit duhet të bashkëpunojnë me mediat me fëmijët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që po shohin si dhe ta zbatojnë në botën që i rrethon.

    Për fëmijët e moshës 6 vjeç e më lart, vendosni kufijtë e qëndrueshëm në kohën e shpenzuar për përdorimin e mediave dhe llojet e tyre, duke u siguruar mos t’ua privojnë kohëne gjumit, aktivitetin fizik dhe veprimet tjera thelbësore për shëndetin.

    Përcaktoni kohën e lirë jashtë mediave, si në kohën e darkës apo gjatë vozitjes me makinë, si dhe përcaktoni lokacionet jashtë mediave, siç është për shembull dhoma e gjumit.

    Duke u bazuar në kërkimet e studimit, Dr. Birken sugjeron që prindërit mos të lejojnë fëmijët më të vegjël se 18 muaj të kalojnë kohë para ekranit deri sa të zbulohen më shumë kërkime rreth sigurisë së tyre./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...