15.8 C
Priština
More

    6 këshilla nga psikologët e Harvardit se si të rrisni fëmijë të edukuar!

    spot_imgspot_img

    Bright Side dëshiron të ndajë me ju gjashtë këshilla për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve, që vijnë drejtëpërdrejtë nga ekspertët e Univerzitetit të Harvardit.

    1. Kaloni kohë me fëmijët tuaj

    Kjo është baza për çdo gjë. Ju duhet rregullisht të kaloni kohë me fëmijët tuaj, të interesoheni për hobin e tyre, problemet, si dhe më e rëndësishmja të dëgjoni ata se çfarë kanë për të thënë. Ju jo vetëm që do të mësonipër personalitetin unik të tyre por veprimet tuaja u japin atyre një shembull se si të tregoni kujdes dhe vëmendje për të tjerët.

    1. Gjithmonë tregoni fëmijës suaj se çfarë nënkupton ai/ajo për ju

    Sipas hulumtimit të bërë nga psikologët, shumica e fëmijëve nuk e dinëse ata janë personat më të rëndësishëm në botë për prindërit e tyre. Ata vërtetë kanë nevojë të dëgjojnë këto fjalë nga ju. Mos harroni t’ua kumtoni shpesh këto fjalë,në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i sigurtë, i dashur dhe i vlerësuar.

    1. Tregoni atyre si t’i zgjidhin problemet e jo te ikin prej tyre

    Për shembull, nëse fëmija juaj vendos papritmas të heqë dorë nga trajnimi i futbollit, kërkoni nga ata që të shpjegojnë pse duan ta bëjnë këtë si dhe detyrimet që kanë ndaj shokëve të tyre. Nëse veçmë duan të heqin dorë, atëherë ndihmojuni që të gjejnë diçka të re për të ndezur pasionet e tyre.

    1. Mësoni ata që të ju ndihmojnë çdo ditë dhe tregoni se jeni mirënjohës për ndihmën e tyre

    Hulumtimet tregojnë se njerëzit që shprehin mirënjohje, janë më të prirur për të ndjerë mëshirë ndaj të tjerëve, janë më bujarë dhepersona që duan të ndihmojnë. Pra, është mirë të zhvilloni një sërë aktivitetesh të përditshme ku fëmija juaj mund të angazhohet duke ju ndihmuar rreth tyre, e që ju mund ta falenderoni çdo ditë.

    1. Ndihmoni fëmijën tuaj të menaxhojë emocionet negative

    Psikologët besojnë se aftësia për t’u kujdesur për të tjerët është e shtypur nga emocione të tilla negative si zemërimi, urrejtja, turpi dhe zilia. Për të ndihmuar fëmijët tuaj që të kuptojnë këto ndjenja negative, udhëzoni drejt zgjidhjes së konflikteve të tyre të brendshme. Kështu, ata do të bëhen më të mëshirshëm dhe të kujdesshëm. Mundohuni t’i mësoni të krijojnë dhe vendosin stabilitet psikologjik.

    1. Tregoni atyre se bota është më e madhe, më komplekse dhe më interesante se sa mund ta imagjinonin

    Sipas hulumtimit të kryer nga psikologët, pothuajse të gjithë fëmijët janë të interesuar vetëm për një botë të vogël, të ngushtë të familjes dhe miqve të tyre. Është e rëndësishme që ata të dinë dhe të mësohen përtej këtij rrethi të kufizuar social, kulturor dhe gjeografik. Mësoni të jenë dëgjues të mirë, të bëhen të ndjeshëm dhe të mëshirshëm.

    Ekspertëtpohojnë se rritja e fëmijëve dhe të mësuarit për të qenë të sjellshëm, të kujdesshëm dhetë dhembshur ështënjë detyrë vërtetë e vështirë. Por, është diçka që pikërisht tëgjithë jemi në gjendje ta bëjmë. Dhe asgjë tjetër në botë nuk krahasohet ndonjëherë me rëndësinë e gëzimit të paçmuar kur efekti arrihet tek fëmija juaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...