Pyetja: Flokët dhe lëkurën i kam shumë të thata. Jam e lodhur me pagesa të mëdha për tretmane kozmetike që nuk kanë rezultate. A ekzistojnë alternativa natyrale që do mund të funksiononin?

Përgjigja: Të kujdeseni për flokët dhe lëkurën tuaj nuk keni nevojë të harxhoni një pasuri të tërë. Shumë brende të shtrenjta kozmetike përmbajnë përbërës natyrorë, andaj pse mos të përdorim direkt burimin? Provoni këto opcione.

Vaj kokosi: Vaji i kokosit është bërë i famshë edhe nga adhuruesit e ushqumeve natyrore, jo vetëm që mban aromë dhe shije të mirë por përmban acide që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Megjithatë, për qëllimin tonë, vaji i kokosit duhet të aplikohet nga jashtë në flokë që të nxisë rritjen dhe shkëlqimin. Masazhoni lëkurën e kokës me vaj, lereni të paktën një orë para se të pastroheni.

Sheqeri: Sheqeri është një largues i shkëlqyeshëm i shtresës së vdekur të lëkurës që mbyll poret dhe bën lëkurën të duket e thatë dhe pa gjallëri.

Në një tas të vogël, shtoni gjysëm gotë me sheqer dhe 30 ml( e më shumë) vaj (mund të përdorni ullir, jojoba, bajame, avokado ose vaj kokosi). Shtoni disa pika vaj esencial si livando, dru sandali apo trëndafili. Masazhoni sheqerin në lëvizje rrethore në pjesën e prapme të duarve, në bërryla, këmbë dhe në pjesët tjera të trupit ku keni të bëni me lëkurë të thatë. Shpëlaj me ujë të ngrohtë.

Sardine: Të hani sardine rregullisht ju furnizon me omega-3 acide yndyrore që e mbajnë lëkurën dhe flokët të buta dhe zhdërvjellët, si dhe kalcium për të bërë thonjtë dhe flokët të fortë dhe të shëndetshme.

kosovarja.ch