10 gjërat që motra juaj më e madhe kurrë nuk do të ua thotë

Kur ju jeni fëmija më i vogël në familje, nuk duhet të dëgjoni vetëm çfarë ju thonë prindërit por edhe motrat apo vëllezërit më të mëdhenj. Ndonjëherë mund të ndjeheni sikur jeni të mashtruar përreth tyre. Kjo ndjenjë mund të shkaktojë pakënaqësi, ankesa dhe revoltë. Por, çfarë nëse ka një mënyrë tjetër për ta parë këtë situatë? Ka shumë gjëra që motra juaj përballet por nuk ua thotë juve. Përmes Bright Side do të ju zbulojmë disa sekrete dhe do të ju japim mundësinë për të parë anën tjetër të motrës suaj si dhe për të kuptuar më mirë arsyet për sjelljen e saj.

1. Ajo është rritur në bazë të rregullave të rrepta

Ajo ka qenë fëmija i parë dhe i vetëm për një periudhë të gjatë kohore. Nëna dhe babai ishin në proces mësimi se si të jenë prindër, ata nuk e dinin realisht se çfarë janë duke bërë. Ekziston gjithmonë frikë se mund të bëhen gabime në këto raste, andaj edhe vendosin rregulla të rrepta për të. Pasi keni ardhur ju në jetë, prindërit veçmë kanë mësuar disa gjëra dhe janë bërë më fleksibil.2

2. Prindërit shpesh herë ia kujtojnë asaj se është motra më e madhe

Një motër e madhe duhet të jetë e zgjuar, edhe kur nuk është në disponim, duhet të japë edhe kur nuk dëshiron. Prindërit thonë gjithmonë këto gjëra, por ajo e kupton. Kjo nënkupton se ajo duhet të mësojë përgjegjësitë e saja.

3. Ajo gjithmonë përpiqet të jetë një rol model për ju

Motra juaj më e madhe nuk mund të jetë sikur shoqet e saja të çmendura. Megjithëse edhe kjo është e re, ajo duhet të ketë shumë kujdes në sjelljetdhe veprimet e saja si një e rritur. Ajo e dinte se ju do ta përcjellnit atë. Natyrisht, ajo ka pasur një ndikim në edukimin tuaj, por njëkohësisht edhe ju keni ndikuar tek ajo, keni qenë motivim për tu bërë çdo ditë e më shumë më e përkryer.

4. Ndonjëherë keni qenë një katastrofë e vërtetë për të

Ajo duhej të angazhohej me shumë gjëra të vështira në jetën e saj, si marrëdhënia e komplikuar me prindërit, problemet e shkollës, grindjet me miqtë, të gjitha këto duhej ti zgjidhte vetvetiu. Ajo ka dashur të ju ndihmojë andaj edhe ka ndarë eksperiencat e saj. Ndonjëherë juduket imponuese, e mërzitshme, madje edhe irrituese.

5. A jo e dinte se ju do të bënit gabime

Po, ajo ju ndihmoi, ju dha këshilla dhe ndau përvojat e saj. Megjithatë, ajo e dinte se ju duhej të ballafaqoheshit edhe me problemet dhe gabimet tuaja. Por, pa marrë parasysh, ajo ju qëndroi pranë, ishte e gatshme për të qarë me ju, të ju ngushëllojë dhe mbështesë.

6. Ajo ndihmoi prindërit që të ju kuptojnë

Shumë herë ka marrë rolin e ndërmjetësit sipas nevojës. Edhe kur nuk keni pasur të drejtë, ajo ju ka mbrojtur dhe nxjerrë nga situata të ndryshme.

7. Ajo shqetësohej për ju kur jeni rritur dhe keni filluar takimet

Kur ju jeni bërë tinejxhere, motra më e madhe ju mësoi si të vendosni grimin, si të bisedoni me djemtë dhe të zgjedhni rrobat tuaja. Gjëja më e rëndësishme ishte se ajo ndihej e lumtur kur ju shihte të dashuruar.

8. Ajo duhej të ishte e rreptë me ju

Ndonjëherë ju jeni ndjerë sikur motra juaj nuk po kujdeset për ju dhe problemet tuaja, sikur po ju ngacmon vetëm për argëtim. Por, ajo përpiqej vërtetë për të ju motivuar.

9. Ndonjëherë është ndjerë shumë konfuze

Motra juaj më e madhe u përpoq shumë për të luajtur role të ndryshme. Ajo duhej të ishte një mësuese, një mike por edhe trupërojë. Por, shumicën e kohës, ajo nuk e dinte se çfarë po bënte.

10. Ajo është gjithmonë e gatshme për të ju ndihmuar

Motra juaj më e madhe është personi që ndjehet e lumtur nëse e thirrni në raste emergjente. Ajo përpiqet të zgjidhë çdoherë problemet e juaja sikur të ishin të saj. Ajo ka ndikim të madh në edukimin dhe zhvillimin personal. Ajo ju do sikur askush tjetër në botë. Ju nuk jeni vetëm motra, ju nuk jeni vetëm miq – jeni kombinim i këtyre dy gjërave. Vlerësojeni motrën tuaj më të madhe. Çdoherë!

kosovarja.ch