Kur bëhet fjalë për blerjen e mobiljeve, divani është pjesa më e vështirë. Mund të jetë shumë i shtrenjtë, por meqenëse është pika kyçe e dhomës qendrore, ajo duhet të jetë shumë e rehatshme por edhe estetike.

Këtu, disa prej dizajnerëve tonë të preferuar për enterier, kanë paraqitur gjashtë pika kryesore:

1. Gjeni jastëkë të rehatshëm

Kur bëhet fjalë për comfort, jastëkët janë gjëja e parë që duhet konsideruar. Më të zakonshmet janë mbushjet me shkumë poliuretani, i cili është i ngrohtë por jo edhe i qëndrueshëm pasi do të venitet me kalimin e kohës. Mbushjet me pupla të pastra janë shumë të buta dhe pas çdo shkundje rikthehen në formën e mëparshme. Shumica e ekspertëve rekomandojnë këtë lloj mbushje pasi edhe ofrojnë mbështetje pore dh ejanë shumë praktikë.

2. Mos u fokusoni vetëm tek trendet

Ekzistojnë stile të ndryshme të divaneve, por ekspertët theksojnë të zgjedhni një siluetë të përshtatshme. Opsionet më të pagabueshme? Divan anglez i mbështjellë në krahë që ofron ulje të thellë dhe është i rrumbullakët në skaje, është i rehatshëm, mund të mvishet shumë lehtë me tapicerinë e duhur. Pastaj stili Chesterfield i icli bëhet kryesisht nga lëkura dhe i jep dremitje pleqve nëpër klube të ndryshme, stili Tuxedo është pak me formë më këndore, stili Midcentury ofron pamje më të thjeshtë, me profil më të ulët.

3. Zgjedhni materialin e duhur

Opsionet e tapicerisë janë pjesa më e bukur e divaneve dhe mobiljeve në përgjithësi. Para se të vendosni për ndonjë ngjyrë apo model, shikoni rreth përbërjes së materialit. Mëndafshi është më i mirë për dhoma formale pasi janë më të ndërlikuar për tu pastruar. Pëlhura natyrore si pambuku dhe leshi kur të përzihen me material sintetik, janë shumë më të lehtë për tu pastruar. Por, nëse keni një divan që do ta përdorni shumë dhe duhet ta pastroni shpesh, më mirë është që të përdorni një këllëf, sugjeron Williams. “Unë e kam divanin me një pëlhurë të ndjeshme dhe mbi të i kam mveshur nj këllëf me susta që mund të hiqet dhe pastrohet saherë që unë dua, dhe sërish duket i bukur”.

4. Zgjedhni ndërtimin cilësor

Divanet më të mirë dhe më të qëndrueshëm janë ato që kanë nyje të dyfishtë të pajisur me blloqe në qoshe të cilët janë të ngitur në një vend. Gjithashtu zgjedhni për një korrnizë që është e pvrpunuar nga druri si lisi, ahu ose panja pasi ajo do të ruajë formën e saj me kalimin e kohës.

5. Provoni atë

Përderisa ekzistojnë shumë shitje online të divaneve, më së miri është ta provoni dhe testoni vet uljen në divan që të krahasoni personalisht. Uluni lirisht mbi tad he vëreni dallimin dhe komoditetin! Shihni nëse materiali zhubroset pas uljes suaj, vëreni nëse jeni rehat gjatë uljes, a është i butë mjaftueshëm për tu shtrirë, dhe nëse jo atëherë kthejeni mënjëherë.

6. Sigurohuni që të jetë madhësia e duhur

Sfida e vërtetë kur bëhet fjalë për blerjen e divanit është të siguroheni se a i përshtatet si duhet hapësirës suaj. vizatoni me shenja vendin ku duhet të zë divani në tokë për të parë si do të duket përafërsisht. Duhet të matni a ka vend të mjaftueshëm dhoma për të lëvizur? A i pengon mobiljeve tjera? Dhe gjithashtu matni me kujdes divanin që t’ju përshtatet madhësisë së koridoreve apo shkallëve me qëllim të largimit të incidenteve.

kosovarja.ch