Seksi më i mirë që nuk e keni përjetuar akoma

Ja mosha e kulmit të kënaqësisë!

Përderisa shumica mendojnë se janë vitet e njëzeta për seksin më të mirë, hulumtimet sjellin një përfundim tjetër …

Hulumtimi i kryer në online platformën ‘Happify’, kishte për detyrë të zbulojë se në cilën moshë njerëzit arrijnë kulmin e kënaqësisë seksuale.

Përderisa shumica e konsiderojnë se vitet e njëzeta janë mosha ideale për seks të mirë, hulumtimet kanë sjellur një përfundim tjetër. Ndoshta, kënaqësinë më të madhe seksuale ende nuk e keni shijuar!

Njerëzit që morën pjesë në studim, mes moshës 50 dhe 60 vjeçare, gjetën se përvoja më e mirë seksuale është në vitet e dyzeta, më saktësisht gjatë moshës 46 vjeçare.

Të moshuarit që kishin seks të rregullt, rezultonin më të lumtur, është shpjeguar në bazë të hulumtimit.

Amerikanët tipikë kishin marrëdhënie seksuale dy deri tri herë në muaj, ndërsa të moshuarit që praktikonin shpesh seksin, jetonin më të lumtur se ata që kishin më pak gjasa për tu kyçur në lojërat seksuale.

Gjithashtu, pothuajse 50% e çifteve theksonin se marrëdheniet më të mira seksuale i kishin përjetuar me partnerët e tyre aktual.

Pra, nëse i afroheni moshës 46 vjeçare dhe ende jeni beqar/e, zgjidhni me mençuri të dashurin tuaj.

kosovarja.ch