Pse femrat duhet të pushojnë së quajturi veten e tyre “të moshuara”

“Femra, kur mikeshat e juaja në të 30 ju quajnë “ të moshuara”, me atë fitojnë meshkujt” thotë Roz Sunrnou, një shkrimtare për truTV.

Femrat e reja në të 20 dhe 30 janë duke etiketuar veten e tyre, zakonisht duke qenë të ashpra e duke u quajtur “plaka”. Njeriu shpesh dëgjon nga femrat që kanë mbushur 25, 28, 30 se tanimë janë plakur, gjë që është tejet e gabueshme.

Sunrou ka qenë e inspiruar nga një mikeshë 33 vjeçe të cilën e quan Aleks dhe e cila dëshiron të ketë fëmijë një ditë dhe është e brengosur për mundësitë e saja riprodhuese pasiqë është duke u “plakur”. Aleks është beqareshë e cila mendon se nuk është në pozitën e duhur në jetën e saj pasiqë është ende pa martuar dhe nuk është nënë.

“Jam aq e “plakur” saqë më pengon, nuk më bën të ndjehem mirë” thotë Aleks ndërsa Surnou thotë se një qëndrim i tillë i pengon tejmase.

Koncepti i të qenurit “plakë” është relativ, mirëpo shumica e njerëzve nuk do e mendonin një gjë të tillë për moshën 33 apo edhe më hiq,25 vjeçare. Mirëpo kjo gjë nuk i ndalon femrat anksioze në të 20 dhe 30 të quajnë veten të tillë.

Është interesante se si ndodh kjo gjë, pasiqë miqtë në të 40,50,60 brengosen më pak për moshën e tyre, përkundër më të rinjve që e quajnë veten të moshuar dhepse janë ende në kulmin e rinisë.

Femrat e reja çmenden kur arrijnë ditëlindjen e 30 si rezultat i dobësive të tyre dhe i problemeve me vetëbesimin dhe i gjithë ky problem vjen nga kultura e obsesionuar me rininë, nga shoqëria që tërë kohën na thotë se nëse nuk jemi të reja dhe nuk shkëlqejmë atëherë nuk jemi të rëndësishme.

Përkundër femrave, meshkujt janë më komod me “plakjen” e tyre, nëse flokët u thinjen ata nuk e kanë patjetër të shkojnë të ngjyrosin flokët, ata fillojnë fëmijë edhe në moshën 50 dhe 60 vjeçare ndërsa femrat këshillohen nga ekspertët që t`i “ngrijnë” vezët e tyre në të 20 e vonshme.

Mirëpo gjëja më e tmerrshme është se femrat e ushqejnë këë pasiguri, i japin rëndësi edhepse nuk ka aspak, i japin “plakjes” konotacion të keq, duke lënë të kuptohet se të qenurit e moshuar nënkupton diçka të ftohtë dhe të zbrazët në vend se të kënaqen me të qenurit e eksperiencuar, me vetëbesim dhe me seksapilin që vjen me moshë.

Atëherë, si duhet t`a trajtojmë moshën? Mendoj se do ishte mirë të trumbetoni moshën në Fejsbuk, të shkruani se “30 është 20 e re”, dhe të krenoheni me moshën që keni.

Para se gjithash lexoni një artikull nga këngëtarje Adele në të cilin thotë: “ Kur isha 7 vjeçe dëshiroja të bëhem 8, kur isha 8 dëshiroja të jem 12, kur isha 12 dëshiroja të jem 18. E më pas nuk dëshiroja më të plakem”.

kosovarja.ch