Trend i ri ka pushtuar botën: rruajtja e fytyrës rezulton fantastike

Angela Garvin çdo mëngjes zgjohet në gjashtë e gjysmë. Meqenëse punon si avokate, ajo gjithmonë duhet të jetë gati në kohë dhe mos të vonohet në takimet me klientët. Së pari, pastron fytyrën, pastaj aplikon shkumën e rrojës mbi mjekërr dhe qafë dhe më pas rruhet.

Pas kësaj, ajo lan fytyrën me ujë të ngrohtë, aplikon zbutës si dhe më pas grimin.

Sipas shumë këshilltarëve të bukurisë, veprimi i Angela-s paraqet një mëkat të tmerrshëm. Siç e dimë, rruajtja e këmbëve nuk rekomandohet sepse më pas qimet rriten më të forta dhe më të errëta, por edhe mund të rriten përbrenda.

Megjithatë, Angela thekson se këtë ritual e ka praktikuar tri herë në javë për rreth tetë vjet dhe se nuk ka vërejtur asnjë pasojë negative.

Rruajtja, mbi të gjitha është e lirë, nuk e irriton lëkurën dhe është afatshkurtër e që është shumë e rëndësishme. Jam absolutisht e sigurtë që nuk është në rregull të dalin qime të forta dhe të trasha në fytyrë, dhe grimi pas një zbukurimi të tillë qëndron më shumë. Fytyra ime është mjaft e butë dhe e freskët. Pse, pra, most a bëjë këtë? – thekson Angela.

Femrat gjithashtu kanë qime, por në krahasim me meshkujt, ato i kanë më të brishta dhe jo shumë të errëta. Megjithatë, sipas statistikave, gjatë viteve më vonë, sidomos gjatë menopauses, qimet bëhen më të forta dhe më të dukshme. Kjo është arsyeja pse disa femra vendosin të rruhen.

Përveç që heq qimet, rroja heq sipërfaqen e lëkurës të përbërë nga qelizat e vdekura. Dr. Michael Prager nga Londra thekson se rruajtja stimulon prodhimin e kolagjenit dhe redukton rrudhat, por shpjegon edhe se rroja në asnjë rast nuk inkurajon rritjen e qimeve të reja, sigurisht jo të forta.

Elizabeth Taylor, Marilyn Monroe dhe Kleopatra janë bukuri të famshme që nuk e kanë fshehur sekretin e rruajtjes së fytyrës. Në të vërtetë, Marilyn dhe Elizabeth kanë inkurajuar femrat që ta bëjnë këtë ritual të çuditshëm. Mikro rrojet e veçanta të bëra enkas për femrat mund të blihen në internet ose në dyqane të veçanta që shesin preparate të bukurisë.

Në Youtube ka sllajde dhe video të ndryshme të femrave që e lavdërojnë këtë metodë duke theksuar anët pozitive, por ju mund të gjeni edhe tutoriale të shumta se si duhet zbatuar “rruajtjen”.

Angela thekson se kurrë nuk ka qenë tërësisht e kënaqur dhe kjo është arsyeja pse ka vendosur ti jape fund këtij makthi. Me partnerin e saj Piter-in, ajo thekson se nuk e ka ndarë këtë fshehtësi, por është e bindur se ai e di për këtë lloj metode.

Asnjëherë nuk kemi folur në lidhje me këtë, por unë jam e sigurtë se Piteri e di që unë rruhem në mëngjes. Ai asnjëherë nuk më ka pyetur, dhe nëse do ta kishte bërë këtë, unë sigurisht nuk do ta kisha gënjyer atë – thotë Angela.

kosovarja.ch