Një grua që dinte gjithçka: Këshillat e gjyshe Vangës për jetë të gjatë dhe shëndet!

Nuk duhet të konsumoni ushqim të tepruar: po të ishte organizmi i krijuar për këtë, nuk do të kishim një bark por dy, ka thënë profetja.

Një nga parashikueset më të famshme në ish Jugosllavi është sigurisht Vangelija Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga. Ajo ka lindur në Strumicë në vitin 1911, dhe është verbuar në një aksident, kur ishte 12 vjeçe.

Pas aksidentit është bërë parashikuese, por kur u martua u vendos në qytetin bullgar Petriç.

Vanga, parashikuesja bullgare dhe shëruesja u bë e njohur për parashikimet e saj të katastrofave në botë që janë realizuar. U bë e famshme në botë vetëm pas vdekjes së saj, duke përmbushur profecinë për sulmin në Qendrën Botërore të Tregtisë në vitin 2001.

Për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme Vanga ka ofruar recetën e mëposhtme:

  • Verës duhet të ecni edhe atë pa këpucë: kontakti me tokën është shumë i rëndësishëm.
  • Fëmijëve lejoni të luajnë në pluhur, në mënyrë që të kenë sa më shpesh kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën.

Ditët e fundit të Baba Vanga: Ajo e dinte se si do të vdiste, por edhe kush do të trashëgojë largpamësinë e saj!

  • Shpesh duhet të lahemi me ujë në të cilin janë zier bimët shëruese të livadheve, çajërat. Kështu direkt përmes lëkurës më së miri depërtojnë të gjithë përbërësit shërues.
  • Një herë në javë, hani grurë të zier, dhe pini ujin e tij.
  • Ushqim të lëngshëm, me sa më shumë ujë dhe përbërës natyral (supë, gjella me perime), është më e mira. Produktet e qumështit janë veçanërisht të shëndetshme.
  • Nuk duhet të konsumoni ushqim të tepruar, po të ishte organizmi i krijuar për këtë, nuk do të kishim një bark por dy, ka thënë profetja.
  • Thekra është shumë e rëndësishme në ushqim të shëndetshëm. Duhet të hani bukë thekre.

Mjeku zbulon të vërtetën për plakjen: Si t’i përjetoni vitet biblike!

  • Sa më pak mish dhe yndyrë!
  • Cigaret dhe tymin e cigares duhet shmangur!
  • Mund të pini një deri dy gota raki në ditë para ushqimit, për dezinfektim dhe qarkullim më të mirë.
  • Ulni konsumimin e sheqerit në minimum.
  • Kujdes nga stresi.
  • Nëse keni mundësi, bëni punën që e doni.
  • Përpiquni për një jetë të lumtur familjare.
kosovarja.ch