Me vetëm 5 minuta përgatitje: Të gatshme për një natë atraktive

Të bukura, hyjnore dhe të gatshme për të dashurin për vetëm 5 minuta kohë!

Sapo e keni ndarë mendjen dhe planifikoni të kaloni një mbrëmje të qetë në shtëpi me serialin tuaj të preferuar dhe kokoshka, kur papritmas telefonata e të dashurit tuaj ju ndryshon krejtsisht planet. Ja se si të përgatiteni për “seksi lojëra” sa më shpejtë të jetë e mundur dhe fare pa stres …

Zbutni lëkurën

Gjatë bërjes dush, me shpejtësi depiloni këmbët. Përdorni xhel dushi të butë dhe kështu nuk keni nevojë të aplikoni krem rroje apo depilimi.

Rregulloni flokët

Pasi ti rregulloni mirë flokët, spërkatni pak me llak flokësh dhe më pas krihni me gishtërinjtë duke ia dhënë formën. Kjo do të bëjë që të duken më të plota dhe të bukura.

Vendosni pak shkëlqyes

fytyrë dhe dekolte aplikoni BB krem që të mbuloni defektet, madje edhe jashtë fytyrës. Pjesa më e mirë e kësaj? Me këtë krem ju gjithashtu mund të flini pa frikë se do të zgjoheni me njolla dhe akne në fytyrë! Në fund hidhni pak shkëlqyes apo hijëzues të lëngshëm mbi kapakun e syrit dhe majat e mollëzave për një pamje tërheqëse dhe me shkëlqim.

Përgatitni buzët

buzët para se të filloni me grimin (pak sheqer dhe ujë do të ishte një vendësim i shkëlqyer nëse nuk keni piling afër vetes). Pas kësaj, aplikoni ngjyrë afatgjate për buzët. Përveç kësaj, kjo nuk i lë buzët e thata por i hidraton duke i bërë rrezistente edhe ndaj puthjeve.

Jepni aromë atmosferës

Përdorni elemente aromatike për të rritur pasionin tuaj – spërkatni pak parfum i cili vepron si afrodiziak apo nxitës i epshit. Aplikoni në zonat pulsuese (kyçin e dorës, qafë dhe gjoks) – kur trupi juaj do të nxehet, aromat bëhen edhe më të forta.

kosovarja.ch