Shkopi magjik i Harry Potter, derra të vogla dhe implantet e gjirit janë në krye të listës së gjërave të çuditshme që njerëzit kanë lënë prapa vetës në hotele në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012

Listën e vazhdojnë biletat fituese të llotarisë, kovët me gaforret e gjalla dhe celularet me diamante.

„Çdo vit, Departamenti për gjëra të humbura dhe të gjetura zbulojnë gjëra të pabesueshme nga mysafirët tanë. Ka pasur çelësa për Bugatti, skenare për telenovela dhe shumë gjëra të tjera“ tha  Shakila Ahmed, PR Travelodgea.

Në listën e gjërave të humbura janë edhe maska për ​​fytyrë të çuditshme, lodra, spreje të ndryshme, libra, etj. Më së shpeshti ka ndodh që të harrohet libri i njohur „50 nuanca gri“, i cili e befasoi të gjithë stafin e hotelit sepse pasi që ky libër akoma po mbetet njëri ndër librat më të lexuar.

kosovarja.ch