5 rastet në jetë kur duhet të veproni sipas ndjenjave tuaja

Përshendetje kokë! Jam unë zëri i ndjenjave tuaja. Dëgjo: ka disa situata të rëndësishme në jetë, ku unë meritoj të dëgjohem …

1. Gjatë zgjedhjes së karrierës

Dëgjoni ndjenjat tuaja

Kisha një thirrje profesionale kur isha në moshë më të re- ishte instinkti për tregim të përrallave dhe shkrimeve për njerëzit tjerë. Kam sakrifikuar shumë gjëra për ta ndjekur atë. Zëri i arsyes më tha: Kjo është gjëja më e mirë që je duke vepruar me veten tënde! Dhe ishte e saktë. Unë nuk kisha karrierë apo plan B, dhe zëri i arsyes më miratoi duke thënë se ishte në rregull përderisa mund të punoja përkohësisht si shitëse sa për ti paguar faturat. Në anën tjetër, dëgjimi i ndjenjave më solli gjithashtu disa vendime të këqija, sidomos në aspektin e romancës dhe seksit. Kam qenë shumë impulsive dhe kam ndjekur vetëm instinktet e mia më shumë dhe nuk kisha të drejtë të veproja kështu. Zëri i arsyes bëhet shumë konfuz në rastet kur përziej edhe njerëz tjerë në mes. Dhe në këto raste, unë duhet të anashkaloj ndjenjat e mia dhe të veproj duke dëgjuar kokën time.

  • Elizabeth Gilbert

2. Kur nuk mund të flini apo hani.

Shumica prej nesh e kanë shqisën e gjashtë – e kuptojnë se diçka nuk është në rregull. Ju mund të provoni të flisni për shqetësimet tuaja, por nëse keni simptoma fizike si shtrëngim të nofullës apo ndërprerje të gjumit apo oreksit, me të vërtetë ndëgjoni intuitën tuaj. Ndoshta mund të keni një ofertë shumë të mirë pune, por duhet të udhëtoni larg. Ana juaj logjike mendon për pagën e rritur. Por, zëri i arsyes ju thotë se jeni larg familjes. Bëni një listë të gjërave të mira dhe të këqija dhe flisni me miqtë dhe familjarët për vendimin tuaj, por fundja është shqisa e gjashtë ajo që ju orienton kah të shkoni.

  • Samantha Meltzer-Brody

3. Nëse dikush vuan.

Reagimi ynë fillestar i arsyes është të ndihmoni, pavarsisht nëse është një person i pastrehë në rrugë ose një nënë duke u munduar të paguajë me vështirësi në një duqan ushqimor. Gjithmonë i themi vetes:  “Nuk kam kohë, jam duke nxituar!”, ose “Ky person mund të më mashtrojë!” Në vend se ta dëgjoni zërin e arsyes për tu kujdesur për të tjerët, ju e injoroni atë. Mos veproni kështu. Mendoni për një minutë kur ishit ju në nevojë. Si jeni ndjerë ashtu të vetmuar?

  • James Doty

4. Kur ndjeni praninë e një mashkulli shumë afër

Si prokuror i seks-krimeve, shpesh kam dëgjuar nga viktimat se si e përshkruajnë ndjenjën e stomakut të tyre me drithërima kur ato ndjekeshin në rrugë, ose kur hypnin në ndonjë ashensor me ndonjë mashkull të panjohur. Reagoni në bazë të zërit të arsyes duke injoruar vendet me meshkuj të tillë, bëhuni kinse po e prisni shoqen dhe mos u futni në ashensor. Gjeni zgjidhje që të evitoni situatat e tilla. Femrat gjithmonë mendojnë:”Unë nuk dua që ai të mendojë se jam e pasjellshme”. Por ka një thënie në lëminë time: “Më mirë e vrazhdë dhe e pasjellshme se sa e përdhunuar!”

  • Linda Fairstein

5. Barrierë gjatë rrugës

Për një moment, jeni të hamendësuar se çka është e drejtë e çka e gabuar gjatë marrjes së një vendimi dhe të mësuarit me të. Ju mësoni nga gabimet dhe zëri i arsyes suaj bëhet edhe më i edukuar. Sidomos gjatë fillimit të ndonjë biznesi, nëse mendoheni shumë, kurrë nuk do ta bëni atë. Fikeni trurin dhe hidhuni nga shkëmbi, ju vet mund ta ndërtoni parashutën mbrojtëse nga aksidentet e mundshme. Veproni!

  • Jeni Britton Bauer

kosovarja.ch