A i ngjani më shumë nënës apo babait? Njërën do ta donit por realiteti është ndryshe. Nga çka varet se si do të dukemi dhe cilat tipare të karakterit do të na shoqërojnë gjithë jetën, varet nga gjenetika.

Secili prej nesh pyet veten se pse kemi sy të errët dhe jo të ndritshëm, pse jemi kokëfortë kur duam të jemi më të matur. Edhe pse ndonjëherë përpiqemi të ndryshojmë disa nga tiparet tona të karakterit, por pa sukses. Ose, shpesh kemi frikë se mos na zgjohet ‘tersllëku’ i gjyshit të cilin askush nuk e pëlqente, apo që fëmijët tanë mos të trashëgojnë ndonjë „gjen të keq„. Çfarë në fakt trashëgojmë dhe nga kush?

Gjenetistët kanë përcaktuar se fëmija karakterin dhe pamjen fizike kryesisht e trashëgon nga babai i tij. Arsyeja për këtë është e fshehur në ADN-në, megjithëse pasardhësi trashëgon një numër të barabartë të gjeneve si nga nëna poashtu edhe babai, nga prindi mashkull trashëgon më shumë mutacione gjenetike, gjegjësisht përdorim më shumë material të ADN-së së babait, raporton Daily Mail.

Pra, sa do që mundohemi të rezistojmë dhe përpiqemi të kopjojmë një familjarë të preferuar, gjenetika na pengon. Natyra është megjithatë më e fortë se ne.

Pavarësisht nga karakteri që fëmija trashëgon nga babai, nënat përpiqen të „ndërthurrin“ pjesë të vetes të paktën te pasardhësi femër. Prandaj, nuk duhet të ju surprizojë që nënat nxisin grimin e princeshës së tyre pesëvjeçare ose që lejon veshjen e takave posa ajo të fillojë të ecë.

Ky është studimi i parë që dëshmon se gjitarët zakonisht gjenetikisht më shumë i ngjajnë babait se sa nënës. Natyrisht, ky lajm nuk i pëlqen nënave që kanë dëshirë të madhe që fëmijët t’i trashëgojnë gjenet e tyre të mira.

Një kuriozitet interesant në lidhje me këto studime ka të bëjë me sëmundjet e trashëguara. Domethënë, nga etërit trashëgojmë edhe prirjen më të madhe ndaj disa sëmundjeve si diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut.

kosovarja.ch