Shprehja “Kriza e moshës së mesme” i referohet periudhës së jetës kur supozohet se njerëzit kanë realizuar pjesën më të madhe të arritjeve të tyre dhe pyeten nëse janë ngjitur pikërisht deri në majën e suksesit ku kanë shpresuar dhe se a ka më kuptim dhe qëllim jeta e tyre. Këtë periudhë e emërtojmë si krizë, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në interpretimin dhe perceptimin e jetës dhe botës.

Psikoterapeutja shpjegon për krizën e moshës së mesme, problemet që ballafaqohen dhe ndryshimet fizike.

Si të dalloni këtë periudhë krize?

  • Jetën që e bëni nuk ju duket më interesante
  • Ju merr malli për ndryshime drastike
  • Ndjeheni të zbrazët
  • Keni ndjesinë sikur ju mungon diçka, por nuk e dini se çfarë
  • Vuani për gjërat që keni mundur të bëni e që nuk i keni realizuar.

Nëse krahasojnë foton e rinisë së tyre me atë reale dhe ndryshimi është shumë i madh, atëherë kriza është e pashmangshme por pyetja është se deri në çfarë mase manifestohet dhe si.

Megjithatë, kohët e fundit është shfaqur një studim kanadez në të cilën theksohet se kriza e moshës së mesme fare nuk ekziston dhe se njerëzit janë më të lumtur në të dyzetat e tyre se sa në periudhën e viteve të njëzeta. Psikoterapistja thekson se kjo krizë e moshës së mesme më shpesh përdoret si arsyetim i njerëzve për problemet e tyre gjatë kësaj periudhe jete. Ajo vazhdon të sqarojë se kjo moshë e mesem në kuptimin biologjik nënkupton jetën në rënie dhe se është normale që njerëzit të jenë në kërkim të përgjigjeve për kuptimin dhe kalimin e jetës. Zgjidhja e kësaj krize është një detyrë zhvilluese dhe nëqoftëse ju me sukses e tejkaloni, kjo ju jep bazë dhe arsye të fortë për lehtësimin shpirtëror dhe mendor.

Vitet e dyzeta janë peridhë e ndryshimeve të mëdha individuale: disa mezi bëhen prindër – të tjerët tashmë presin nipa dhe mbesa, disa e gjejnë veten më në fund në profesionin e tyre – të tjerët tashmë kanë 20 vite përvojë, disa që e kanë shëndetin më të dobët ballafaqohen me probleme shëndetësore – të tjerët ende nuk vërejnë simptoma për sëmundje, si dhe disa femra mezi se martohen në këtë moshë – ndërsa të tjerat mund të jenë të divorcuara tashmë.

Disa nga shenjat e krizës nga mosha e mesme:

  • Shkuarja në festivale të muzikës
  • Kërkimi i dashurisë së vjetër në facebook
  • Hapja e profileve në twitter dhe facebook
  • Blerja e një biçiklete të shtrenjtë
  • Marrja me sporte ekstreme

Sfiduesit e mundshëm të krizës

Në moshë të re  Në moshë të mesme Në moshë të vjetër
Pyetje rreth përcaktimit të identitetit Sigurimi i ekzistencës Reduktmi i aftësive fizike
Përkatësia social Kujdesi i familjarëve Izolimi social
Zgjedhja e profesionit Ballafaqimi me përkohshmërinë e jetës Frika nga vdekja
Kapacitet të madh për intimitet

 

Kriza e moshës së mesme është pranuar si një fenomen psikologjik, por një studim i kryer në Kanadë, thotë të kundërtën. Studimi i ri pohon se nuk ka asnjë krizë të tillë të moshës së mesme dhe se njerëzit janë edhe më të lumtur në të dyzetat e tyre se sa kur mbushin 18 vjet.

Megjithatë, ekspertët besojnë se lumturia nuk venitet dhe ndërprehet në moshën e mesme, por gradualisht rritet nga vitet e adoleshencës e deri tek vitet e moshës së mesme. Studiuesit zbuluan se lumturia rritet mes moshës 18 deri në vitet e tridhjeta. Por, çuditërisht, njerëzit janë më të kënaqur në periudhën kur janë të martuar dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa më pak të lumtur kur janë në gjendje të papunë.

kosovarja.ch