Ja dëshmia se flokët e thinjura janë të mrekullueshme

Kur bëhet fjalë për procesin e të thinjurit dhe plakjes, ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata që e përqafojnë këtë ndryshim dhe e mirëpresin, si dhe ata që mundohen ti shmangen kësaj.

Për shumë vite rradhazi, autorja Anne Kreamer ishte pjesë e grupit e cila ka lyer flokët rregullisht nga brune në të vjollcë, madje edhe të errët deri në të zezë vetëm e vetëm që të mbajë flokët larg thinjave.

Kjo ndodhi deri sa ajo e pa veten në një fotografi me miken dhe vajzen e saj se ngjyra e flokëve të saj kishte filluar të ndryshojë.

Miku im Akiko ka flokë të thinjura, vajza ime Kate ka flokë gështenjë dhe këtu jam unë me këtë…me helmetën ngjyrë mahagonie, mendova, “duhet ta ndërpres mënjëherë këtë gjë!”

Pasi arrita të vërej se thinjat ishin zgjeruar si rezultat i vizitave të shpeshta nëpër salone ondulimi, mendova se ajo që është e tepërt, është dhe duhet të ndërpritet. E vetëdijshme për mendimet e ndryshme të njerëzve, ajo u ngazëllye pa masë kur më në fund pas 18 muajve, flokët e saj u rriten pa ngjyrë në mënyrën natyrale, ngjyrë argjendi.

Eksperienca e saj e të qenurit e lirë pa ngarkesë se sa kohë kishte humbur për të përcaktuar termine dhe rezervime nëpër salone të ndryshme. Për më tepër, ngjyra natyrale me thinja, i dha një vetëbesim edhe më të madh asaj, duke e bër më të gjallë dhe enrgjike se kurrë.

Unë mendoj se flokët me thinja ilustrojnë vetëbesimin dhe vërtetësinë, thekson ajo. Unë jam pikërisht për atë që jam dhe posedoj experience të madhe për gjëra të dobishme. Ndoshta jeni të interesuar? Flokët me thinja gjithashtu na bëjnë të paharrueshëm. Njerëzit që ndoshta më kanë takuar njëherë, mund të më mbajnë mend edhe në mes të një turme të madhe sepse ndoshta unë mund të jem e vetmja femër me flokë të thinjura aty.

kosovarja.ch