14.2 C
Priština
More

    Cilat janë vendet më të pista në kuzhinë?

    spot_imgspot_img

    Të gjitha kuzhinat, madje edhe ato që në shikimin e parë duken si tepër të pastërta dhe pa pluhur sipërfaqësor mund të jenë me plot bakterie dhe bacile.

    Bërthamë e bakterieve dhe bacileve më së shpeshti janë ato vende ku kurrë nuk do të dyshohej në to. Këto mikrobe me lehtësi të madhe përhapen edhe nga dërrasa për copëtim, dorëzat për hapjen e elementeve dhe sipërfaqeve të kuzhinës mund të arrijnë në organizmin tuaj përmes ushqimit të cilin e merrni.

    Mikrobet nuk mund të shihen me sy, për këtë do të ishte shumë mirë që të pyeteni se a e keni dezinfektuar mirë dhe sigurtë kuzhinën tuaj apo vetëm i keni shpërndarë më tepër bacilet nëpër të. Megjithë këtë nuk ka nevojë për panik, me pak kujdes dhe pregatitje mundeni kuzhinën tuaj ta bëni vendin e pastër pa frikë nga bakteriet.

    Shpuzat

    Vetëm për atë që përdorni shpuza për pastrim, nuk do të thotë se ato shpuza janë të pastra. Profesionistët tërehqin vëmendjen se shpuzat janë një nga gjësendet më të pista që keni në kuzhinën tuaj. Gabimin më të madh që e bëjnë një numër i madh i njerëzve është ai se më parë e pastroni lavamanin me shpuzë, dhe pas kësaj me të njejtën shpuzë pastroni edhe elementet e kuzhinës. Lavamani është vendi më i pistë në tërë shtëpinë tuaj, ashtuqë mundeni edhe vet të përfundoni se në të ndodhet numri më i mad hi mikrobeve. Kurse ju gjithsesi nuk dëshironi që këto microbe nga lavamani ti bartni në elementet tjerë të kuzhinës, sidomos jo në vendet ku pregatitni ushqimin.

    Mënyra më e mirë që të pengoni këtë është blerja e shpuzave të reja, edhe atë sa më shpesh. Shpuzat nuk janë gjëra tepër të shtrenjta. Shpuzat shpesh zieni, ashtuqë mund ti përdorni edhe më gjatë.

    Salfetat e kuzhinës

    Njerëzit shpeshmendojnë se salfetat e tyre të kuzhinës janë të pastra sepse shërbejnë për tharjen e enëve të lara dhe gjësendeve tjera, si dhe për fshierjen e duarve pas larjes. Por, kur të thahen pjatat dhe gjësendet tjera, salfeta e kuzhinës mbetet edhe më tej e lagësht. Lagështia në kombinim me ajrin e ngrohtë nga kuzhina i bën si vend ideal për përhapjen e mikrobeve. Profesionistët paralajmërojnë se është shumë me rëndësi që salfetat e kuzhinës të lahen shpesh dhe të zihen.

    Dorëza në derën e frigoriferit

    Mikrobet të cilat zakonisht mund ti gjejmë në ushqim mundemi gjithashtu shumë lehtë ti gjejmë edhe në dorezën e frigoriferit. Profesionistët përkujtojnë se problemi më i madh gjatë pregatitjes së ushqimit në kuzhinë është kalimi i bacileve nga doreza e derës së frigoriferit në ushqim. Njerëzit më së shpeshti as që janë të vetëdijshëm se e bëjnë këtë. Mund të ju ndodhë të pregatitni mish dhe të hapni sirtarin që të merrni pirunin apo thikën, në këtë mënyrë keni bartë bacilet nga mishi në sirtar dhe të gjitha sendet që ndodhen në të.

    Larja e duarve është mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë që të pengoni përhapjen e tillë të bakterieve dhe bacileve. Problem më i madh është se njerëzit nuk dijnë se si duhet ti lajnë duart. Që ti lani mirë duart, është shumë e rëndësishme që ti mbani nën rrjedhën e fortë të ujit të ngrohtë dhe ngadalë ti fërkoni me sapun së paku 15 sekonda, kurse pasi ti lani, i fshini mirë me peshqir të pastër. Nëse përdorni shuplakën për mbylljen e ujit, nuk keni bërë asgjë sepse bakteriet dhe bacilet të cilët kanë qenë në duart tuaja para larjes kanë kaluar në rubinetë, kurse pasi ti lani duart dhe e mbyllni rubinetin atop rap do të kalojnë në shuplakë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...