Karshi sendeve të nevojshme për pastrim të shtëpisë dhe këpucëve, mundohuni që afër ta keni gjithmonë edhe zbutësin për buzë, i cili do ju ndihmojë jo vetëm për buzë, por edhe për mobile.

Jo vetëm që buzët do të jenë më sensuale dhe të shkëlqyeshme duke iu falënderuar balsamit për buzë, por ai mund të ndihmojë edhe në rregullim të enterierit, por edhe të këpucëve.

Lyerës për mobilje

Më në fund e keni blerë dollapin e ri dhe gëzimit tuaj nuk i ka ardhur fundi, por para se të hapni fiokën ju nervozojnë edhe tingujt jo të këndshme. Merrni balsamin për buzë dhe me të lyejini pikat kritike.

Heq etiketat e ngjitura prej sipërfaqeve të forta

Njëra prej aplikimeve të rëndësishme të balsamit për buzë është ajo e përdorimit të tij si zbutës i etiketave të ngjitura në sipërfaqe të forta. Nëse keni blerë diçka dhe nuk mund ta hiqni etiketën, lyejeni me balsam dhe lëreni që ngjitësi të zbutet, me vonë hiqeni me thonj ose me ndonjë send më të fortë. Varësisht nga masa e etiketës dhe ngjitësit, ndoshta këtë do ju duhet ta përsërisni disa herë.

Pastron këpucët

Në rast se iu është harxhuar shkëlqyesi për këpucë, balsami për buzë mund të jetë ndihma në çastin e fundit. Këpucën thjeshtë lyejeni dhe fshijeni me pecetë pambuku.

Largon të gërvishturat

Ndërsa shumë këshilla se si të zvogëlojmë dëmin e të gërvishturave në CD, këtu është edhe balsami për buzë. Atëherë lyejeni të gërvishturën dhe pastrojeni lehtë.

Ndihma e parë për flokë

Po, balsami për buzë edhe këtu mund të ndihmojë. Nëse jeni zgjuar nervozë, sepse keni fjetur me flokë të lagura dhe tani secila fije fluturon në anë të vet, në vend të gjelit mund të ju shërbejë balsami. Fërkojeni pak në duar, dhe kaloni nëpër flokët tuaja ‚të padëgjueshme; dhe do të jeni të gatshme për dalje.

kosovarja.ch