A thinjesh më shpejt kur je i stresuar?

spot_imgspot_img

Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.Bëhet fjalë për një proces natyral që shkon krah për krah me moshën.

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.

Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe.

Përgjigja është: stresi.

Ekspertët thonë se stresi është një nga shumë faktorët që nxit thinjen e flokut.

Një studim i publikur në revistën Nature, shpjegon se stresi nxit në organizëm mekanizmin “ lufto ose mbathja” që nëse mbetet aktiv shkakon shumë probleme në organizëm.

Kur njeriu është i stresuar, në organizmin e tij vërehet një prani e lartë e kortizolit por edhe disa ndryshime në sistemin nervor simpatetik.

Ky sistem përbëhet nga shumë nerva të cilat lidhen gjithashtu me çdo fije floku.

Substancat që çlirohen në trup si pasojë e stresit shuan aftësinë rigjeneruese të pigmentimit duke zhveshur flokun nga ngjyra natyrale.

Megjithatë, stresi nuk është i vetmi faktor që nxit thinjen e flokut.

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në ushqyerje

Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori genetik

Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore

Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani

Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Tiroidja

Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Ky problem vërehet kryesisht në rastin e hipertiroidizmit që shoqërohet edhe me hollim të flokut.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.

Dhoma e fjetjes: Dekor sezonal me ripërdorim

Krijo ngrohtësi në dhomën e fjetjes me ripërdorim tekstilesh, rikrijim të kutisë së natës dhe sache aromatik me bimë vendore — me hapa të thjeshtë e të sigurt.

Fëmijët në kuzhinë: udhëzime praktike

Përfshi fëmijën në gatim me rregulla të thjeshta sigurie, higjiene dhe detyra sipas moshës. Krijo rutina që e kthejnë kuzhinën në lojë dhe mësim.