7.5 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI

    Karriera: Do të funksiononi mirë, mirëpo me mjaft angazhime dhe energji. Shumica në punën e tyre do të mësojnë shkathtësi të reja dhe do të zbulojnë detaje të profesionit. Do të jetë edhe një fazë e mësimit dhe e avancimit. Gjithashtu do të bashkëpunoni mirë me të tjerët.

    Shëndeti: Mos injoroni asgjë.

    Dashuria: Assesi nuk po mund të arrini qetësinë. Kjo periudhë është e mirë për hulumtimet tuaja dashurore, andaj përkushtojuni vetes. Disave vërtet do t’u përshtatet vetmia, sepse me intuitë do të hetojnë që koha nuk është edhe aq e përshtatshme për dashuri. Do të kenë të drejtë.

    DEMI

    Karriera: Në punë do të keni shumë ngjarje interesante. Ata të cilët do të kenë kreativitet në punë me siguri do të kenë sukses. Lidhja me bashkëpunëtorët e rinj gjithashtu do të jetë më e theksuar. Ju vetë do të përgatisni kushte të reja dhe më të mira të punës. Do të forconi edhe disa bashkëpunime.

    Shëndeti: Pa marrë parasysh aktivitetet, mos harroni që duhet të pushoni.

    Dashuria: Paqartësitë në jetën tuaj private me siguri do të vazhdojnë ende. Më së miri do të ndihen ata të cilët nuk kanë obligime ndaj askujt. Megjithatë, të jesh i vetëm nuk është edhe aq lehtë. Pushoni, mos prisni asgjë të veçantë dhe do të jeni më mirë.

    BINJAKËT

    Karriera: Ndoshta do t’ju duket sikur po ju bëjnë presion nga të gjitha anët, mirëpo në të vërtetë fjala është për sfidat të cilave duhet t’u përgjigjeni në mënyrë që të arrini rezultate më të mira afariste. Para jush është një luftë e vogël në të cilën duhet të jeni luftëtar i mirë.

    Shëndeti: Provoni që të relaksoheni duke u angazhuar në sferën e artit.

    Dashuria: Paksa do të relaksoheni dhe do të arrini do të bëheni më joshës, por edhe do të kënaqeni. Personi i dashur me dëshirë do të bisedojë me ju dhe kështu edhe më shumë do të krijoni lidhjen. Ata të cilët janë ende të vetmuar lehtë do të gjejnë shoqëri dhe e gjitha do të mund të fillojë me një takim pa obligime.

    GAFORRJA

    Karriera: Angazhimi juaj do të shpaguhet, ju do të merrni vlerësime pozitive. Ndonjëherë do të keni ndjenjën që po ju vlerësojnë tepër. Modestia dhe disa ngurrime të cilat po i shfaqni për shumicën do të jenë shembull në këto kohë krize. Do të punoni me zell dhe pa bërë pyetje të shumta.

    Shëndeti: Keni nevojë për relaksim dhe pushim.

    Dashuria: Jeta juaj shoqërore dhe dashurore do të bëhet paksa më e zakonshme, mirëpo juve do t’ju pëlqejë. Tashmë jeni ngopur pasa me takime të shumta, prandaj kjo qetësi në të vërtetë do t’ju freskojë. Njësoj do të ndihet edhe personi juaj i dashur, prandaj edhe harmonia nuk do të mungojë.

    LUANI

    Karriera: Qëndrimi pasiv duke pritur që “në fund çdo gjë do vetvetiu do të rregullohet” vlen vetëm atëherë kur keni kohë të mjaftueshme. Këtë herë duhet të veproni diç më shpejt, ndërkaq duhet të jeni realë sa më shumë që të jetë e mundshme. Mos ndërtoni kulla letre, por mbështetuni në fakte.

    Shëndeti: Kushtoni kujdes më shumë vetes.

    Dashuria: Marrëdhëniet tuaja emocionale nga kjo javë do të zhvillohen më lehtë dhe më harmonishëm. Do të jeni të relaksuar dhe të lumtur. Çdo gjë që ju ka munduar disi do të zbehet, prandaj do t’ju duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shumica e çifteve do t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre.

    VIRGJËRESHA

    Karriera: Do të vazhdojë periudha e pasur afariste. Së paku për ju. Gjithashtu është e mundshme që të paraqiten opsione të afarizmit ilegal. Shikoni se çfarë bën të veproni dhe çfarë nuk bën. Çdo veprimtari e cila është jashtë rregullave tani nuk është e orientuar mirë.

    Shëndeti: Mos e teproni me pijet.

    Dashuria: Nevoja për intimitet te ju do të forcohet. Prandaj shumica të cilët tashmë janë në lidhje, më me dëshirë do të tërhiqen në shtëpinë e tyre dhe aty qetë do të kënaqen së bashku. Nuk do të dilni shumë. Për beqarët kjo do të thotë më shumë fantazi, por më pak shoqëri dhe shanse për dashuri. Përveç nëse nuk dalin në takime.

    PESHORJA

    Karriera: Po hyni në fazën kur shumëçka do t’ju premtohet. Ndonjëherë kjo do të duket sikur po ju ofrohet puna që keni ëndërruar, mirëpo bëhuni real dhe i kujdesshëm. Çdo gjë që ju duket joreale, mos e pranoni. Le të flasin të tjerët çfarë të duan. Tregojeni profesionalizmin tuaj.

    Shëndeti: Bëhuni racional në konsumimin e pijeve.

    Dashuria: Shoqërimi juaj me të tjerët do të jetë më intensive. Prandaj do të keni rastin për takime dhe njohje të personave të rinj. Komunikimi me personat e gjinisë së kundërt do të jetë më cilësor, ndërkaq ju do të jeni më joshës. Ata të cilët janë në lidhje do të jenë të hapur ndaj njëri-tjetrit.

    AKREPI

    Karriera: Ndoshta nuk do ta shihni ende përparësinë e fazës së re në të cilën po hyni, mirëpo do të keni intuitë. Mu intuita do të jetë udhërrëfyese kryesore në punë këtë javë.

    Shëndeti: Nëse keni dilemë, vetëm ndaluni dhe me kujdes nuhasni zërin tuaj të brendshëm.

    Dashuria: Dashuria do të gjendet në çdo hap dhe në çdo ditë. Nuk do të jenë e nevojshme asgjë e veçantë që ta realizoni. Kjo situatë juve ju përshtatet sepse shpirtërisht jeni të qetë. Ata të cilët janë në lidhje do të jenë të kënaqur edhe me imtësinë më të vogël të cilën me dëshirë do ta ndajnë me partnerin.

    SHIGJETARI

    Karriera: Do të keni kontakte të shumta, ndërkaq aftësia juaj e komunikimit kohë pas kohe do të jetë e ngatërruar. Përpiquni që çdo gjë të organizoni mirë dhe, nëse është e nevojshme, mbani shënime në letër. Më së shumti për të mos u bërë qesharak apo joprofesionist.

    Shëndeti: Ushtroni jogën apo meditoni.

    Dashuria: Disa do të mendojnë që kanë njohur personin ideal të cilin kaherë e kanë kërkuar, mirëpo çdo gjë në çast do të mund të tregohet si iluzion i kotë. Prandaj, qëndroni me këmbë në tokë, e më pak në ajër. Kështu do të jeni më të lumtur. Ata të cilët janë në lidhje do të analizojnë tepër partnerin.

    BRICJAPI

    Karriera: Të punësuarit në veprimtari shërbyese me siguri do të jenë të detyruar të punojnë jashtë orarit. Edhe të tjerët do të punojnë mjaft andaj nuk do të kenë kohë as për të menduar, as për të shikuar pozicionet e tyre. Kryesisht, shumica qëndrojnë mirë, sepse janë të punësuar.

    Shëndeti: Ndonjëherë do të ndiheni sikur po fluturoni.

    Dashuria: Më së shumti do t’ju përshtaten qetësia dhe vetmia. Shumica kohën do ta kalojnë në shtëpitë e tyre. Imagjinata e tyre sikur nuk do të ketë kufij.

    UJORI

    Karriera: Interesin tuaj afarist ngadalë do ta kaloni në sfera të reja, kryesisht në sferën profesionale. Me siguri do të krijoni edhe bazën ligjore që të mund të realizoni diçka që një kohë të gjatë keni pritur apo keni planifikuar. Mirëpo, veproni ngadalë, hap pas hapi.

    Shëndeti: Më parë shikoni gjendjen tuaj shëndetësore.

    Dashuria: Këtë periudhë me siguri shumica jush do të fillojnë ta teprojnë me kënaqje apo e kundërta, apo do të jenë të përmbajtur, ose çdo çast do të dëshirojnë të jenë me personin e dashur, ose do të synojnë të jenë në vetmi të plotë. Mendoni për veten dhe për atë që dëshironi dhe gjeni balancën.

    PESHQIT

    Karriera: Metoda që përnjëherë të zgjidhni shumë gjëra vetëm do të krijojë tollovi të panevojshme. Prandaj mblidhni mendtë dhe shkoni se çka është më e rëndësishme dhe kryeni detyrat sipas rëndësisë që kanë. Rezultatet nuk do të mungojnë.

    Shëndeti: Mos bëni pyetje të tepërta.

    Dashuria: Brengat megjithatë do t’i kaloni edhe ju, edhe personi juaj i dashur, dhe do të përqendroheni në fuqizimin e marrëdhënieve konstruktive dashurore. Do të ketë gjithmonë provokime të vogla, por me to lehtë do t’ia dilni. Në këtë mënyrë do të arrini ta freskoni lidhjen tuaj.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...