Nuk preferohet të pini ujë para se të flini

spot_imgspot_img

Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën e tyre. Ndërsa je duke ndjekur televizor, duke dëgjuar muzikë, lexuar apo duke ngrënë diçka të lehtë mund të të vijë gjumi.

Shumica e njerëzve pinë shumë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës.

Ndërsa shumë thonë se duhet të pish ujë para gjumit, të tjerë thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit.

Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikojë që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë dhe, siç dihet, një gjumë i qetë është shumë i rëndësishëm.

Në varësi të gjithsecilit, uji para se të flesh mund të bëjë që gjatë natës të zgjohesh për të shkuar të paktën një herë në tualet.

Nëse zgjohesh gjatë natës, sa minuta më pas duhen që të të zërë sërish gjumi? Doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe nuk do të zgjohesh gjatë natës.

Ndoshta e gjitha tingëllon si e pakuptimtë, por nëse zgjohesh gjatë natës, të paktën një herë dhe për çdo natë, atëherë nuk do të flesh aq orë sa të çlodhesh apo aq sa ka trupi nevojë.

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë shumë probleme më vonë, kështu që këshilla duhet marrë në konsideratë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trupi-Lëkura: ide vjeshtore për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes i thjeshtë trupi për ta nxjerrë në pah lëkurën këtë vjeshtë – me rrobat që tashmë ke në dollap.

Deserte të shpejta me lajthi dhe çokollatë

Biskota të shpejta me lajthi dhe çokollatë për 4 persona: përbërës të qartë, hapa të thjeshtë, këshilla higjiene dhe servirje — gati në pak minuta.

Pandora: Rutina e flokëve pas ditëve të nxehta

Rikthe butësinë dhe lagështinë e flokëve pas vapës me një rutinë Pandora: hapa të butë, hidratuese dhe të zbatueshëm në 10 minuta.

Ushtrimet e shkurtra për gratë kosovare

10 minuta për energji, humor dhe qëndrim më të mirë – rutina e shpejtë që i përshtatet ditës tënde të zënë.