Studimi: Vaksinimi zvogëlon rrezikun e COVID-it afatgjatë

spot_imgspot_img

Vaksinimi i plotë kundër COVID-19 jo vetëm që zvogëlon rrezikun e infeksionit, por edhe nga një infeksion që kthehet në COVID të zgjatur, sipas një studimi të Kolegjit Mbretëror në Londër.Te njerëzit e prekur me COVID, pavarësisht marrjes së dy dozave të vaksinës, shanset për të zhvilluar simptoma që zgjasin më shumë se katër javë zvogëlohen me 50 për qind krahasuar me ata që nuk janë vaksinuar, raporton BBC.

Shumë njerëz me COVID shërohen brenda katër javësh, por disa kanë simptoma që vazhdojnë ose zhvillohen javë dhe muaj pas infeksionit fillestar, i cili njihet si COVID afatgjatë. Kjo mund të ndodhë edhe me ata që kanë pasur simptoma të lehta të koronavirusit.

Studiuesit, puna e të cilëve u botua në revistën Lancet për Sëmundjet Infektive, thonë se është e qartë se vaksinimi shpëton jetë dhe parandalon sëmundjet serioze, por ndikimi i vaksinave në zhvillimin e sëmundjeve afatgjata ka qenë më pak i sigurt.

Ata analizuan të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Kovid, i cili monitoron simptomat te njerëzit, si dhe vaksinimet dhe testimet.

Në periudhën nga dhjetori 2020 deri në korrik, gjendja shëndetësore e më shumë se 1.2 milion të rriturve që morën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe 971.504 prej atyre që morën dy doza në atë periudhë kohore u monitorua.

Vetëm 0.2 për qind ose 2.370 persona me dy doza, thanë se kishin një infeksion COVID-19 pas vaksinimit.

Nga 592 persona plotësisht të vaksinuar me COVID të cilët vazhduan të japin të dhëna për më shumë se një muaj, 31 dhe 5 për qind, respektivisht, morën COVID të zgjatur. Në grupin e pa vaksinuar, ky numër ishte rreth 11 për qind.

Studiuesja kryesore, Claire Stives tha se njerëzve me rrezik të shtuar duhet t’u jepet përparësi në vaksinimet e reja.

“Lajmi i mirë për COVID-in afatgjatë është se hulumtimi ynë ka gjetur se vaksinimi i dyfishtë zvogëlon ndjeshëm rrezikun e marrjes së virusit, si dhe zhvillimin e simptomave afatgjata,” tha ajo.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: rutina të shkurtra për rikthim dhe hidratim të flokëve pas diellit

Udhëzues i shkurtër praktik për rikthim dhe hidratim të flokëve pas ekspozimit në diell, i bazuar në udhëzimet për të mbajtur trupin të ftohtë dhe të hidratuar gjatë ditëve të nxehta.

Te‑zgjedhura: ide praktike për një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi — atmosferë dhe lojëra

Udhëzues praktik për të organizuar një mbrëmje muzikore shqiptare në shtëpi: si të krijoni atmosferë, të zgjidhni repertorin dhe të përfshini lojëra që lidhin gjeneratat — pa nevojë për emra artistësh.

Food: recetë sallate sezonale për drekë me përbërës vendorë dhe përgatitje të shpejtë

Recetë e lehtë për sallatë sezonale drekë me përbërës vendorë, udhëzime të shpejta për përgatitje dhe këshilla për sigurinë ushqimore dhe vlerat bazë nutricionale sipas udhëzimeve ndërkombëtare.

Trend: Gardërobë kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri — baza funksionale për gra dhe familje

Si të ndërtoni një gardërobë kapsulë funksionale për punë dhe përditshmëri: parime të qëndrueshmërisë, përzgjedhje të bazës dhe hapa praktikë për kombinime që duhen testuar në dritë natyrale dhe për përshtatje klimatike.