A keni balluke? Kontrolloni paraqitjen e puçërrzave

Balluket janë kthyer në mode këtë sezonë, por me këto gjatë verës vjen edhe deri te shfaqja e puçërrzave në ballë. Këtë mundë ta parandaloni me disa truqe.

Aknet në fytyrë, veçanërisht në zonën rreth flokëve, gjatë verës paraqiten për shkak të kontaktit të shpeshtë të fytyrës me flokët, ashtuqë mbetje produktesh, të cilët i përdorni për stilizim të flokëve barten në fytyrë në kombinim me djersët.

Natyrisht, nën balluke puçërrzat nuk duken, por a nuk është zgjedhje më e mirë lëkura e pastër dhe e shëndetshme?

Mbani nën kontroll gjatë verës puçërrzat me disa këshilla:

1. Largoni balluket nga fytyra

Nuk po flasim që ti preni, por që në këtë periudhë ti rregulloni ndryshe. Lejoni lëkurës që kohë pas kohe të marrë frymë. Lidhni balluket me karfica, bartni shalle dhe shami, të cilat këtë sezonë janë hit. Me shirit largoni balluket nga balli kur ndodheni në palestër, kur ushtroni; lidhni kur bëni dush që të mundeni të pastroni mirë fytyrën.

2. Zgjidhje të thjeshta

Mos e “sulmoni” lëkurën me piling të vrazhdë, përzgjedhni ato më të butë. Gjatë natës aplikoni serum për pastrim që të mundeni më lehtë ti hiqni qelizat e vdekura, kurse puçërrzat trajtoni me produkte që përmbajnë acid salicilik. Përdorni edhe facoleta antibakteriale (mbani në çantë) që kohë pas kohe ti pastroni mbeturinat, shembull, shkuma për flokë, e cila nga balluket ka kaluar në ballë. Përpiquni që sa më rrallë të përdorni preparate për stilizim të flokëve në balluke.

3. Ndryshimet

Shmangni aplikimin e produkteve në pjesën e flokëve e cila është në kontakt me fytyrën tuaj. Kur përdorni shkumë apo llak më parë vendoseni në krahër e pastaj në flokë, në vend që ti spërkatni rreth flokëve, dhe me këtë edhe në fytyrë.

kosovarja.ch