A duhet të përdorim balsamin para apo pas shamponit?

Pa marrë parasysh se çfarë produkte përdorim, shumica prej nesh jemi të mësuar të lahemi në të njejtën mënyrë: shampon (shpëlaj, shkumo, shpëlaj, përsërit) dhe kondicioner.

Brendet e kujdesit të flokëve kanë filluar të prodhojnë gjëra që kërkojnë nga ne të bëjmë të kundërtën: kondicioner përpara shamponit. Sipas tyre, kondicionimi para shamponit është i shkëlqyer për kujdesin e shtuar të flokëve të holla, duke e lejuar shmaponin të shpërndahet më lehtësisht në tërë flokët.

Jo vetëm flokë e holla përfitojnë nga ky ndryshim, por të gjitha llojet e flokëve bëjnë më mirë me ndryshimin e rutinës të vjetëruar.

Shamponi dhe kondicioneri përdorin proteinë të shoqëruar me keratinë për të forcuar flokët, kur përdoret në renditjen e duhur kjo dyshe ndihmon në zbutjen dhe hidratimin e flokut më të dëmtuar.

Nëse dëshironi të provoni këtë rutinë në shtëpi, vetëm ndryshone renditjen e përdorimit të kondicionerit para shamponit. Nëse flokët e juaja janë të trasha apo të vrazhda, renditja kondicioner-shampo-kondicioner do të jetë dobiprurëse.

kosovarja.ch