Si të përmirësoni aftësitë e komunikimit

A e keni lënë ndonjë bisedë duke u ndjerë sikur personi me të cilin keni biseduar të jetë duke jetuar në një tjetër planet? Në videon e sjellë nga Ted-Ed është e shpjeguar se çfarë është duke ndodhur me dy persona që largohen nga biseda me njëri-tjetrin me ide diametralisht të kundërta nga njëri tjetri mbi atë se çfarë sapo ndodhi mes tyre.

Kuptoni bisedat sikurse të luani me kapjen e topit, vetëmse në vend të topit të keni një top nga argjili. Çdoherë që ia hedhim topin e argjilit tjetrit, ai i jep formën varësisht nga eksperiencat dhe mënyra personale e perceptimit të botës.

Përfundimisht, video sugjeron disa hapa të lehtë se si të shmangeni nga keqkuptimi në komunikim :

1. Bëhuni një dëgjuese aktive. Ndoshta ju duket qesharake mirëpo nëse dëgjoni me vëmendje do të kuptoni më tepër rreth çështjes së caktuar.

2. Dëgjoni me sy e jo vetëm me veshë. Keni vëmendjen tek gjestet, shprehjet e fytyrës dhe emocionet.

3. Provoni të kuptoni: Vendoseni veten në pozitën e tjetrit dhe mendoni para se të kërceni me ndonjë konkludim të hershëm.

4. Vetëdijësonu për filterët e juaj: E kaluara juaj ndikon në mënyrën se si e shihni botën. Mos supozoni se besimet e juaja janë mënyra e vetme për të menduar.