Çfarë bëjnë njerëzit vital pas orarit të punës?

Nëse doni të jeni “fit” apo vital, të shëndetshëm dhe në formë, me siguri nuk do të arrini nëse nuk mbani llogari për shprehitë e juaja. Sigurisht që ne nuk po flasim këtu për numërimin e tepërt të kalorive dhe vështirësive të mëdha, por disa ndryshime të vogla që ju duhet ti bëni në mënyrë që të shihni rezultatet.

Kur ju vini në shtëpi nga puna është më e lehtë të shtriheni para TV dhe të relaksoheni, ndërsa njerëzit vital nuk e bëjnë këtë. Nëse jeni duke pyetur se çfarë bëjnë, ne ju këshillojmë që të lexoni në vazhdim…

Përgatitin ushqimin për ditën e nesërme

Kuzhina nuk është një vend ku ju duhet të hani vetëm ushqime të gatshme. Nëse doni të hani shëndetshëm është shmë e rëndësishme që një ditë para të planifikoni se çfarë do të hani dhe të përgatisni ushqimin paraprakisht më herët. Kështuqë çuditërisht nuk do të jetë një ushqim i keq, i cili ju bën të ndjeheni të plogësht dhe të tej ngopur. Nëse keni përgatitur gjithëçka për ditën e nesërme mos ja lejoni vetës që të bleni ca çokollata të cilat janë të pashëndetshme për ju .

Anashkalojnë pijet dietale

Urrejmë diçka të ndaluar, mirëpo pijet dietale me të vërtetë nuk duhet të gjenden në menynë tonë nëqoftëse ju doni të jeni ‘fit’ apo vital si dhe të shëndetshëm. Një studim i fundit i publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Gjeriatrikes zbuluan se ata të cilët rregullisht pinë pije dietale kishin tre herë më shumë yndyrë në stomak se sa ata që nuk pinë. Prandaj pini ujë!

Në mënyrë të dobishme e shfrytëzojnë kohën pas punës

Nëse përpiqeni të jeni vital dhe të shëndetshëm, nuk është mirë që pas punës të jeni përtac sepse ajo do të ju bëjë të mendoni më shumë për ushqim dhe ëmbëlsira të pashëndetshme për ju. Plotësoni kohën tuaj në mënyrë kualitative, këndoni, lexoni, shkoni në natyrë ose bëni gjëra që ju relaksojnë.

Nuk ushtrojnë çdo ditë

Sigurishtë që nëqoftëse ju doni të jeni vital ju duhet të ushtroni, por jo çdo ditë. Ditët kur ju pushoni janë po aq të rëndësishme sa ditët kur ju ushtroni, sepse atëherë muskujt e juaj pushojnë dhe marrin formën e duhur. Nëse ju stërviteni çdo ditë, do të ndjeheni të lodhur për të ushtruar, muskujt tuaj nuk do të kursehen dhe ju shpejtë do të bezdiseni duke hequr dorë nga këto zakone të shëndetshme.

Ata shkojnë për të fjetur para orës 12 të natës

Nëse ju nuk fleni me rregullë, shëndeti dhe kilogramet tuaj do ta vuajnë këtë. Studimet kanë treguar se nëqoftëse jeni pagjumë, mundësitë janë më të mëdha që të arrini ushqime me kalori të lartë dhe të gjeni më pak motivim që të shkoni në palestër. Prandaj bëni gjumë të paktën 8 orë dhe shkoni për të fjetur para mesnatës.

kosovarja.ch