Femrat ambicioze nga lidhja e tyre presin këto 15 gjëra!

Femrat ambicioze,kur nuk janë në lidhje, investojnë tërë forcën në zhvillimin e tyre personal. Kur jeni në një marrëdhënie apo martesë, prioritetet tuaja ndryshojnë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga planet e juaja parësore, dëshirat dhe ambiciet, por që i arrini në mënyra paksa më të ndryshme.

Ja 15 gjërat që femrat ambicioze i bëjnë në mënyra të ndryshme, gjatë kohës kur janë në marrëdhënie:

1. Lidhja na zë 100% jetën, por do të investoni shumë në të

Femrat ambicioze theksojnë rëndësinë e madhe të të paturit prioritete tjera dhe angazhime përveç lidhjes së tyre. Por, kjo nuk do të thotë se ato nuk japin gjithçka nga vetja e tyre kur bëhet fjalë për lumturinë e tyre në një marrëdhënie.

2. Nuk kërkojnë sfida, por dikë që do ti sfidojë ato

Femra ambicioze nuk pëlqejnë që ndokush të luajë lojëra me to. Ato duan të jenë me dikë që do ti sfidojë çdo ditë për zhvillimin e tyre personal.

3. Koncepti i romantikës për femrat ambicioze nënkupton diçka krejtsisht ndryshe

Po, pëlqejnë mbledhjet dhe befasitë, ashtu si çdo femër. Por, në kokën e tyre ajo që ka më së shumti rëndësi dhe paraqet romantikë, është të jenë me dikë që do ti mbështet në çdo gjë që bëjnë.

4. Ato nuk kanë frikë të pranojnë pëlqimin e ndokujt

Këto femra nuk lodhen që të presin vetëm nga mashkulli për të bërë hapine parë, nëse dikush iu pëlqen, ato bëhen të drejpërdrejta dhe lejojnë meshkujt të kalojnë në hapin e rradhës.

5. Ato nuk luajnë lojëra

Ato nuk kanë kohë të merren me lojëra apo të vonojnë me qëllim kthimin e porosive. Këto e kanë kohën e limituar dhe e shfrytëzojnë më së miri.

6. Kanë edhe gjëra tjera në jetë përveç juve

Edhepse lidhja me juve është serioze, ato janë të apasionuar edhe pas karrierës së tyre, familjes dhe miqtë. Kur ju jeni në një marrëdhënie, femrat ambicioze nuk kërkojnë vetëm dikë që do ti mbështesë, por edhe dikush që do ti duajë edhe më shumë për atë që bëjnë.

7. Nuk durojnë mos interesimin

Nëse nuk jeni të interesuar, kjo nuk ka rëndësi. Ato të mençurat e dinë se çfarë duan, janë të lumtura se nuk u merrni më shumë kohë se sa është e nevojshme.

8. Nuk duan të jenë një “femër trofe”

Femrat ambicioze urrejnë këtë fakt, ato nuk duan që dikush të përfitojë prapa kurrizit të tyre apo ti marr meritat për lavdërata nga puna e dikujt tjetër. Ata duan dikë që do të jetë partner në jetën e tyre dhe jo lider.

9. Ato e dinë se fuqia dhe emocioni nuk janë reciprokisht ekskluzive

Femrat ambicioze janë të forta, përplot vetbesim, inteligjente dhe kujdesen për veten e tyre. Por, në të njejtën kohë mund të jenë të ndjeshme dhe emocionale.

10. Për ta, një bisedë e mirë nuk nënkupton se sa të holla fiton një mashkull apo sa i suksesshëm është

Ato dëshirojnë të dëgjojnë se çfarë ju inspiron, apasionon dhe dëshironi të merreni.

11. E dinë se në fillim të lidhjes vështirë hapen me partnerin

Mungesa e kontrollit mund të jetë pak konfuze në fillim të lidhjes,, por ato iu gëzohen sfidës me kalimine kohës dhe perfeksionohen.

12. Nuk dëshirojnë që partneri të zgjedh mes tyre dhe prioriteteve të tyre

Për të vetmen arsye se ato janë vet të zëna me prioritetet e tyre personale.

13. Femrat ambicioze tërhiqen shumë nga meshkujt që kanë qëllime dhe dëshira personale

Femrat e tilla pëlqejnë meshkujt që kanë vision për jetën e tyre, kanë qëllime që synojnë ti realizojnë dhe janë të gatshëm për të punuar në arritjen e tyre.

14. Nuk presin gjithmonë

Femrat ambicioze nuk nxitojnë për të hyrë në një marrëdhënie, por nëse nuk iu pëlqen diçka, nuk e kanë fare të vështirë të dalin nga lidhja mënjëherë.

15. Nuk mendojnë për lidhjen sikur “në përralla”, por thjeshtë duan dikë me të cilin mund të jenë të lumtur

Ato nuk lodhen duke u menduar për një unazë diamante, një fustan të bardhë të mrekullueshëm dhe një histori dashurie që do ti bëjë miqtë të xhelozojnë. Këto femra duan të jenë me dikë që kurrë nuk do ti ndalojë në ndjekjen e ëndrrave të tyre.

kosovarja.ch