7 gabime të grimit që ju bëjnë të dukeni më të moshuara

Buzëkuq i errët

Shumica e femrave vendosin buzëkuq me ngjyrë të errët, gjë që i bën buzët të duken më të vogla dhe të ftohta. Përdorni nuanca të ndryshme, vetëm sigurohuni që t’ju shkojnë për ftyrë – Molly R. Stern.

Pudër pluhur

Keni kujdes nga pudra! Shumë pudër e aplikuar në fytyrë mund të humb ngjyrën natyrale të lëkurës, veçanërisht krijon rrudha rreth syve dhe gjatë buzëqeshjes. Në vend të kësaj përdorni pudër transparente me nuancë të lehtë dhe me një brushë të madhe shmangni aplikimin e tepërt. Ose mund të përdorni edhe pak pudër bronze për ti dhënë lëkurës ngrohtësi. – Georgie Eisdell.

Lëkurë ndriçuese

Skuqja e faqeve me shumë ndriçim apo theksues të ndryshëm me shkëlqim mund të krijojnë rrudha të vogla dhe të nxjerrin në pah defektet. E njejta gjë vlen edhe për buzëkuqët. Për një pamje me shklqim më të natyrshëm, mbani lëkurën rregullisht të hidratuar – Tamah.

Vetulla shumë të theksuara

Vetullat që janë shumë të errëta ose të theksuara nuk parapëlqehen shumë. Gjithmonë përdorni një laps ose theksues për sy që ti jepni hijëzim të lehtë ose nuancë natyrale. Është mirë ti mbushni vetullat dhe ti jepni formë por jo edhe të ekzagjeroni me to – Mateu VanLeeuwen.

Sy me shkëlqim

Nuancat e syve me xixa apo me shkëlqim mund t’ju bëjnë të dukeni shumë të moshuara. Kjo ekzagjeron rrudhat dh eminimizon konturet. Në vend të kësaj përdorni hijëzime mat apo pa shkëlqim. Nëse dëshironi të aplikoni shkëlqim, kontrolloni atë, mos e teproni shumë me xixa. Përdorni vetëm pak në mesin e kapakut dhe në këndet e brendshme – Pati Dubroff.

Buzë të errët

Buzët e errëta janë në mode por duhet edhe të jeni të kujdesshëm. Lyerja e buzëve me nuancë të fortë dhe theksimi i tyre me laps të errët, ju bën për disa vite të dukeni më të moshuara. Aplikoni tone të lehta të ngjyrave dhe me anë të hijëzimeve mbushni buzët që të duken më të plota, dhe jo të holla – Fiona Stiles.

Grim i çrregullt

Shumica e femrave nuk e mirëmbajnë grimin e tyre gjatë ditës, dhe me kalimin e kohës laps ii zi apo lajneri përshkëllehet dhe zë vend tek rrudhat. Mbani gjithmonë me vete në çantë faculeta të lagështa për të pastruar grimin. Do të dukeni më të freskët dhe në anën tjetër më të reja – Stephen Sollitto.

kosovarja.ch