6 produkte të bukurisë që nuk duhet kurrë ti ndani me dikë

spot_imgspot_img

Ju kurrë nuk do të ndanit bushën e dhëmbëve apo sfungjerin tuaj, por çfarë lidhje ka buzëkuqi apo peshqiri juaj? Lexoni këtë dhe pas kësaj gjithmonë do të thuani “jo”

Makeup-i syve

Pse? Membarana e lagësht e syrit është shumë e ndishme ndaj bakterieve. Thjeshtë nuk i ka të njejtat shtresa të mbrojtjes sikur sikur lëkura në përgjithësi, duke shkaktuar transmetimin e lehtë të infeksioneve si skuqja e syve.

Makina e rrojës

Skenari më i keq: ndonjë sëmundje ngjitëse stafilokoke apo virus të gjakut (HIV)

Pse? Makina e rrojes mund të tërheq gjakun ose lëngjet, në të cilën mund të lë bakteriet në tehun e makinës edhe pas larjes dhe pastrimit të saj, thekson Deborah Sarnoff, dermatologe në NYC. Përmes abrazioneve, ju jeni të ndijshëm ndaj infeksioneve stafilokoke, hepatitis dhe madje – edhe shumë gjasa për HIV.

Brushat e makeup-it

Pse? Bakteriet pëlqejnë të strehohen në brushat e kozmetikës. Ato shpesh lagen nga produktet (si sherki) ose hapësira (sikur banjot e lagështa). Nëse ia huazoni brushën e ndokujt dhe tentoni ta përdorni, do të sjellni mikrobet e tyre në fytyrën tuaj.

Gjithçka që qëndron në kuti apo kavanoz qelqi

Skenari më i keq: infeksion i lëkurës

Pse? Çdoherë që dikush fut gishtin brenda kutisë së kremit apo sherkit tuaj, bakteriet dalin në sipërfaqe dhe pëlqejnë ngrohtësinë (ato e pëlqejnë shumë ambientin e errët dhe të lagësht). Me njëprekje të vetme të gishtit mbi produktin e caktuar edhe mund të fitoni tërë atë infeksion. Që ti minimizoni shanset, përdorni vetëm gjërat tuaja të kozmetikës, mos aplikoni preparate të huaja në fytyrë dhe gjithmonë aplikoni ato me duar të pastra.

Brushë për pastrimin e fytyrës

Skenari më i keq: infeksion i lëkurës

Pse? Pas pastrimit, hapësirat e vogla të fytyrës mbushen me qeliza të vdekura të lëkurës dhe sebum, gjë që bakteriet ushqehen me to. Të bartni bakteriet e tjetërkujt në lëkurën tuaj, kjo është një ftesë për telashe – madje edhe infeksioni. Është mëmirëtë përdorni brushën tuaj personale (pastroni atë pas çdo larje), dhe ndrrojeni pas tre muajsh.

Ngjyra e buzëkuqit

Pse? Goja (e cila në vetvete paraqet burim të bakterieve) nuk ka të njejtën shtresë epidermike të lëkurës, thotë dermatologu nga NYC, Julie Karen, duke e bërë atë të ndjeshëm ndaj infeksioneve si tipi 1 i virusit herpes simplex, ku si infeksione më të zakonshme janë ftohjet.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...