Zbardhimi i dhëmbëve duke përdorur folie alumini

Zbardhimi nuk vepron në mënyrë të barabartë tek të gjithë dhëmbët, për shembull nëse keni dhëmbë më të bardhë, ndoshta pastrimi i tillë nuk mund të vërehet edhe aq, mirëpo nëse keni ngjyrën e dhëmbëve të verdhë, atëherë rezultati është mëse i dukshëm dhe vepron për mrekulli.

Ekzistojnë pasta të shumta dhëmbësh për zbardhimin e tyre të cilat përmbajnë sasi të vogël të peroksid karbamide, dhe grimcat e imëta gërryese që mekanikisht e pastrojnë dhëmbin duke rrëshqitur mbi smaltin e tij. Por, ju mund të bëni vet një pastë të tillë natyrale për zbardhjen e dhëmbëve.

Procesi

  • Përzieni pak sodë bikrabonë si pastë të dhëmbëve.
  • Merrni folien e aluminit, duke formuar formën dhe madhësnë që i përshtatet dhëmbëve tuaj.
  • Masën e përfituar aplikokejeni në dhëmbë.
  • Folien e aluminit me pastën me sodë bikarbone, mbajeni rreth 1 orë të plotë.
  • Për të pasur pamje sa më të dukshme dhe efektive, plikojeni këtë pastë dy herë në javë.

Në një periudhë relativisht të shkurtër, ky lloj zbardhuesi mund të zbardh madje edhe dhëmbët më të verdhë dhe efekti mund të vërehet brenda disa ditëve apo një jave, në varësi të cilës metodë është aplikuar zbardhja e dhëmbëve.

Mangësi apo disavantazhe në lidhje me zbardhimin nuk janë të njohura deri më tani, por dentistët nuk e rekomandojnë zbardhjen e tepruar të dhëmbëve, pasi zbardhuesi ndikon shumë në smaltin e dhëmbëve.

kosovarja.ch