Xeni vjen me këngë për infermieret

Këngëtari gjakovar Shkëlzen Jetishi, ka publikuar një këngë që u kushtohet mantel-bardhëve. Më konkretisht, teksti i dedikohet infermiereve.

Në videon e publikuar, Xeni ka folur edhe për idenë e kësaj kënge. Ai tregoi se këtë e ka bërë në shenjë falënderimi për kontributin e punëtorëve shëndetësorë në përballje me virusin Corona.

I rrethuar nga punonjës të Klinikës Infektive pranë QKUK-së, ai performon një pjesë të këngës “Infermieres sime” ndërsa paralajmëron ardhjen e shpejtë të videoklipit të plotë.

“Kënga në frymëzim i kushtohet një Infermiereje, sepse ai ka qenë fymezimi i Tekstshkruesit por në fakt ajo në njëfarë mënyre i kushtohet të gjithë Juve! Teksti është shkruar në 2 Maj 2020 për 30 minuta ( frymëzimi kështu e ka…) dhe pastaj unë direkt e kam telefonuar Florentin dhe ja kjo është kenga për JU”, ka shkruar Xeni, me rastin e publikimit të kësaj videoje.

Tekstshkruesi është Sadik Llapashtica dhe kompozitor Florent Boshnjaku.

Kujtojmë se këngëtari pak kohë më parë e ka kaluar vetizolimin, meqë dyshohej për prekje nga pandemia, pas pjesëmarrjes së tij në ahengun në të cilin perdormoi edhe këngëtari Muhamet Sejdiu, i cili tashmë është sheruar nga ky virus.