Galette me fruta mali

spot_imgspot_img

Përbërësit:

9 kube të vogla gjalpi në temperaturë ambienti

1 gotë e gjysmë miell

1 lugë gjelle kripë

1 lugë gjelle uthull molle

1 gjysmë gote ajkë e thartë (shmand)

1 gotë ujë të ftohtë

Fruta mali

Nisheste

Ajkë e ëmbël

Limon

Sheqer kafe

Përgatitja:

Fillimisht miellin dhe gjalpin e shtypni me dorë. Më pas shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe krijoni një brum që nuk ngjitet në dorë.

Të njëjtin mbëshjtelleni me folje najloni dhe vendoseni në frigorifer për një orë.

Gjatë kësaj kohe, frutat e ngrira të malit  me një gotë sheqer, tre lugë nisheste dhe lëngun e ¼ të limonit, vendoseni për t’u zier. Masa është e gatshme kur të trashet lëngu.

Më pas brumin e shtrini në formë rrethore dhe në mesin e saj i shpërndani frutat e malit.

Qoshet e brumit i palosni dhe i lyeni me vezë, pak ajkë të ëmbël dhe sipër hidhni sheqer kafe.

Të piqet derisa brumi të marrë ngjyrë të artë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.