Si të ruajmë ngjyrat intensive në flokë?

Ngjyrat intensive në flokë është më vështirë për t’i arritur dhe më vështirë për t’i ruajtur se sa ngjyrat klasike, kështu që nëse ju zgjedhni këtë lloj të ngjyrës, pa marrë parasysh se bëhet fjalë vetëm për tufa të flokëve apo ngjyrosje e tërë flokëve, mbani mend se duhet më shpesh ta vizitoni sallonin për flokë (është i nevojshëm ri –tonim më i shpeshtë).

Në anën tjetër – pamja spektakolare që arrihet me nuanca të tilla definitivisht i’a vlenë përpjekja. Spektri i ngjyrave dhe koloriti me këto tone është shumë më kompleks dhe sigurisht më i bukur dhe më interesant se një ngjyrosje klasike e flokëve.

Gjëja kryesore është që baza e flokëve të mos është e dëmtuar, pastaj edhe gjatë procesit të ngjyrosjes të mos dëmtohet – nga kjo varet se sa do të zgjasë ngjyra, shkëlqimi, sa do të jetë thellësia e tonit dhe vetë toni i dëshiruar varet nga e njëjta gjë.

Hapi tjetër është trajtimi i flokëve me ngjyrime të forta (intensive). Mirëmbajtja e ngjyrës është gjithashtu e nevojshme, kërkojnë që procedura të caktuara të prodhuesve të respektohen që të fitohet efekti i qëndrueshëm vibrant, natyrisht këtu mendohet për përdorimin e shamponeve të caktuara, paketimeve dhe losioneve për ruajtjen dhe theksimin e ngjyrave.

kosovarja.ch