I duam! I urrejmë! Dhe dëshirojmë të kemi atë elegancë si ato edhe atëherë kur i lidhim shamitë tona. Femrat franceze e kanë këtë stil të lindur që I bën të jenë objekt varësie për femrat tjera.

Të gjithë e kemi dëgjuar thënien: “Stili asnjëherë nuk del nga moda”. Por askush nuk e ka personifikuar këtë ide më shumë se femrat franceze. Nga Brizhit Bardo deri tek Odri Tatu, femrat franceze kanë realizuar një skenë mbi feminizmin dhe femrave shik në botën e modës. Ta kujtojmë vetën fustanin e vogël të zi që në dyer të mëdha e ka futur legjendarja Coco Chanel.

Nga gjenerata në gjeneratë janë bartur këto ide të stilit edhe pse sot zonjat e reja kësaj ia shtojnë edhe stilin personal . Elementi kryesor i shikut francez është që femra është e mirëmbajtur me feminizëm, por nuk lë përshtypje që është munduar rreth dukjes së saj. Ato nuk i përcjellin trendet gjithsesi, por luajnë me to duke përdorur vetëm atë që i përshtatet dhe vishen vetëm në atë kombinim ku vetëbesimi i tyre rritet. Nëse stilin e tyre e kishim sjellë në tre sende ato do të ishin: E vogla është më e madhe, miks dhe kombinim dhe më mirë kualitet sesa kuantitet.

Stili i tyre është i thjeshtë. Ato nuk udhëhiqen nga yjet e njohura, por i besojnë instinktit të vet dhe dëshirojnë të ngjajnë ekskluzivisht në veten e tyre. Do të mbledhin disa truqe nga profesionistët dhe në të do të shtojnë pëlqimin e tyre. Secilin kombinim të tyre e pasurojnë me aksesorë interesant. Për copëza garderobe klasike dhe atyre që nuk dalin nga moda asnjëherë, sikur një sako të qepur bukur, ato janë në gjendje të paguajnë shumë, poashtu edhe për çantë dhe këpucë të mira. Miqtë e tyre më të mirë në dollap janë fustanet. Nëse për fillim merrni modele klasike, për një çast me shtimin e një çante të mirë dhe shamie apo ndonjë copëze aksesorësh, do të fitoni një shik kombinim.

Para komoditetit gjithmonë vënë stilin dhe dukjen. Më mirë të jesh jo rehat për stil se sa të dukesh keq. Kjo do të thotë që më parë zgjedhin këpucë me taka të mëdha, se sa ato që janë mësuar. Mos t’i harrojmë edhe perlat, të cilat mund të mbahen në variante ditore.

Grimi është aty të përmbush stilin, dhe ai është substil: pak maskarë, pas buzëkuq (ngjyrë të kuqe apo ngjyrë koral), pak të kuq të faqes dhe shumë joshje janë ato që i nevojiten stilit të tyre. Dhe sigurisht parfumi, që i kanë opsesion. Edhe kur në rafte kanë më shumë se njëzet copë, ato përsëri do ta blejnë edhe një.

kosovarja.ch