Si të bëni brumë të shkëlqyer – Një përzierje universale (Recetë)

spot_imgspot_img

Përdoreni brumin sipas nevojës, nga ky mund të bëni kifle, shtrudle, petulla, krofne, çdo gjë që ju mund ta paramendoni.

Po ju paraqesim një recetë univerzale për brumin nga i cili mund të bëni forma të ndryshme sipas dëshirës dhe variante të freskëta të pastave të kripura.

Brumi është shumë i lehtë për t’u përgatitur, dhe ju mund ta ruani atë në qese plastike në frigorifer deri në tri ditë dhe ta përdorni sipas nevojës.

Nevoitet:

1 kg miell

220 ml qumësht i vakët

2 lugë sheqer80 gr. tharm (maja)

3 lugë çaji pluhur për pjekje

3 lugë kripë

350 ml qumësht

2 vezë

Përgatitja:

Në një enë të vogël përzieni qumështin e vakët, sheqerin dhe tharmin. Prisni deri sa tharmi të reagojë. Masën e fituar me tharmin përzieni në një enë më të madhe me përbërësit tjerë të mbetur dhe ngjeshni mirë brumin. Duhet të fitoni brum të butë, ngjashëm me brumin e picave. Nëse është shumë i thatë, shtoni pak ujë, ndërsa nëse ngjitet shumë në gishtat tuaj, atëherë shtoni miell sipas nevojës.

Brumi është gati dhe ju mund ti bëni format sipas dëshirës. Kiflet apo pastat tjera të kripura lërini në temperaturë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta, pastaj hidhni në furrë që të piqen.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.