7.4 C
Priština
More

    Çfarë flet ngjyra e flokëve tuaja për ju?

    spot_imgspot_img

    Femrat me flokë të zeza janë kreative, ndërsa bjondet nuk kanë problem me mendjemadhësinë.

    Hulumtimet kanë treguar se njerëzit mund shumë gjëra të mësojnë për personalitetin tuaj në bazë të ngjyrës së flokëve tuaja. Kështu, një hulumtim ka treguar se brunet janë të përballueshme, bjondeve u duhet ndihmë, flokëkuqet janë kryelarta…

    Gjeneralizimet e këtilla mesiguri juve u duken të padrejta, por ende janë shumë aktuale.

    Vetëm 10 përqind nga banorët e botës kanë flokë bjonde natyrale.

     1. Bjonde argjendi

    A e keni ditur se vetëm 10 përqind të njerëzve në botë kanë flokë bjonde natyrale? Kjo është ngjyrë e cila kërkon kujdes të veçantë sepse është shumë e rrallë, dhe kuptohet, çdo gjë që është e rrallë kërkon vëmendje të posaçme.

     2. Bjonde ari

    Këtë ngjyrë flokësh është vështirë të mos e barazojmë me dy stereotipe: seks-bombë dhe “femra amerikane nga fqinjësia”.

    Por, prapa seksipiles dhe naivitetit, ngjyra bjonde e artë është argëtuese, nijansë joshëse e cila shkëlqen kur e mban të tillë një peroson i orientuar të jetë shoqëror dhe komunikativ.

    Bjondet në përgjithësi kanë sens për humor, pranojnë shakanë në llogari të vet, që do të thotë se nuk janë veçanarisht mendjemadhe.

    Në anën tjetër, një hulumtim ka treguar se ngjyrë bjonde të flokëve mbajnë femrat luftëtare dhe intelegjente.

     3. Ombre

    Ngjyra ombre është edhe më e popullarizuar, edhe përkundër faktit se nga furia e përgjithshme ka ardhur në pikën e bezdisjes. Pamja e rrënjëve të errëta dhe majave të hapura nuk jep vetëm karakter të thjeshtë por edhe karakter të kujdesshëm, por edhe femër e cila çdoherë luan në të sigurtë.

     4. Brunet

    A është e vërtetë apo jo, hulumtimet tregojnë se shumë besojmë në stereotipin e bruneve të mençura. Njerëzit i shohin si të mençura, individë elokuentë, të cilat dinë mirë të vlerësojnë karakterin.

    Dhe, edhepse brunet natyrale janë një paraqitje mjaft e shpeshtë, nijansimi i këtyre flokëve me parmenë dhe stilizimi i të njejtave mund të bëjë që të theksohet sejcila bukuroshe brune.

     E ÇFARË POROSIE DËRGON FRIZURA JUAJ?

    Eksperti për komunikim joverbal, Livio Markoç, thotë se femrat me flokë të gjata dëshmojnë për karakter të fortë dhe janë energjike. Femrat të cilat eksperimentojnë me stile dramatike nuk pranojnë autoritete, femrat imponuese dhe të forta mbajnë frizura “bob”, ndërsa flokët e valëzuara sjellin një dozë romantizmi dhe feminizmi të vërtetë.

    5. Nuanca e errëta

    Nuancat kafe të mbyllura dhe të zeza është shumë vështirë që t’i shmangni kur ju bezdisen, por janë të vlefshme. Nuancat e errëta me vete mbajnë mister si dhe kreativitet të theksuar.

    Femrat e tilla janë egoiste dhe në përgjithësi janë të pasigurta, prandaj fshihen prapa ngjyrave të tyre të errëta dhe mistike.

    Një gjë është e sigurtë, se dinë shumë mirë të gjinden me paratë.

     6. Ngjyra e kuqe

    Flokëkuqet janë femra me temperamet dhe me shpirt avanturistik.

    Flokëkuqe natyrale është shumë vështirë të gjinden, sikurse bjondet natyrale edhe flokëkuqet janë shumë të rralla.

    Për ndonjë arsye, kanë reputacionin e femrave të këqija dhe kryelarta, por në fakt janë shume temperamente.

    Shumë vështirë përshtaten në gjërat e reja në jetë.

    Kur është fjala për punë, femrat flokëkuqe në avansim nuk mund t’i ndalojnë shumë gjëra.

    Kur është fjala për lidhje dashurie, një hulumtim britanik ka treguar se bashkëshortet më dominante janë pikërisht femrat flokëkuqe.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...