Në cilin pozicion mund të ngelni më lehtë shtatzënë?

spot_imgspot_img

Alan Pacey, profesor në Universitetin e Sheffield, këshillon që çdo vit çiftet të konceptohen dhe se teoria e tij themelore bazohet në marrëdhëniet e duhura seksuale.

Studimi i fundit tregon se çdo pozicion në seks është i mirë për çiftet që duan të konceptohen apo përpiqen të kenë fëmijë, duke mos pasur nevojë për shumëllojshmëri të pozicioneve apo ritualeve të çuditshme pas seksit.

Alan Pasey, profesor në Universitetin e Sheffield, duke këshilluar çiftet për koceptim, vendosi të shpalojë një eksperiencë nga një leksion i fituar.

  • – Mendoj se çdo lloj seksi është i mirë. Megjithatë është shumë vështirë për t’i bindur njerëzit rreth kësaj, veçanërisht nëse kanë kurdisur ndonjë ide në kokën e tyre. Shpesh herë ndjehen fajtor se ata nuk e bëjnë siç duhet dhe nganjëherë shmangin seksin vetëm për t’i ikur përgjegjësisë – thekson Pacey dhe këshillon që të gjithë çiftet thjeshtë të hidhen në punë.
  • – Kam dëgjuar shumë teori rreth asaj si të konceptoheni më lehtë, për shembull gratë duhet të ngritin këmbët lart pas marrëdhënieve seksuale, gjegjësisht ejakulimit, për faktin se është më mirë që një grua të gjunjëzohet gjatë aktit dhe mashkulli të jetë prapa saj, kësisoj mundësohet që sperma të depërtojë në një kënd tjetër. Sinqerisht, unë nuk kam gjetur prova për këto tregime të tilla – përshkruan profesori.

Dr. Pacey rekomandon që femrat pas seksit të qëndrojnë 5 minuta, por jo më shumë se kaq. Zakonisht shumicës së njerëzve iu duhet aq kohë për të kthyer frymëmarrjen, të përqafojnë partnerin etj. Andaj edhe ky veprim nuk paraqet një përpjekje të madhe. Gjinekologu Steëart Laver, gjithashtu ka theksuar se nuk ka pozicione të caktuara në seks për konceptim më të lehtë apo më të mirë.

  • – Njerëzit shpesh vijnë në klinikë dhe më pyesin se cili është pozicioni i preferuar në seks për konceptim më të mirë. Ndonjëherë femrat përshkruajnë se çfarë nuk kanë provuar, madje i kanë qëndruar të ulur të mbështetur me këmbët lart në mur, duke i vënë partneri një jastëk nën vithet dhe ngjashëm. Shumë njerëz e kanë bërë këtë – sqaron Dr. Laver.

E vërteta është se nuk ka studime që konfirmojnë se disa pozicione janë më të favorshme në krahasim me tjerat, për atë edhe është vërtetuar se gratë që përjetojnë orgazmë kanë më shumë gjasa të ngelen me barrë. Arsyeja është shumë e thjeshtë – gratë që përjetojnë orgazmë kanë më shpesh marrëdhënie seksuale. Në fakt, për këtë ato edhe lehtë konceptohen. Të gjithë ekspertët bien dakord me një gjë – në qoftëse dëshironi të mbeteni shtatzënë, është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie të shpeshta seksuale, sa herë ta keni mundësinë bëni seks, kudo që të mundeni bëjeni atë, për aq kohë sa ju dëshironi.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Transformim i dhomës së gjumit me sende që tashmë keni: ripërdorim, drita dhe tekstura

Si të transformoni dhomën e gjumit me sende që tashmë keni, duke theksuar mënyrat e sigurta të pastrimit, magazinimit dhe ndriçimit për të shmangur rreziqet nga kimikatet dhe instalimet elektrike.

Rikombinimi i garderobës për sezonin: ide praktike me copat që tashmë zotëroni

Si të përshtatni garderobën për sezonin duke ruajtur shëndetin e flokëve: ide praktike me kapele, kondicionerë dhe stile të buta që funksionojnë me copat që tashmë i keni.

Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te vendimet kryesore

Një udhërrëfim i përgjithshëm për hapat dhe vendimet kryesore që ndjek një projekt krijues: nga ideja fillestare, përmes bashkëpunimit dhe financimit, te dokumentimi, redaktimi dhe shpërndarja. Përfshin edhe udhëzime për verifikimin e praktikave të të drejtave

Trend: Si ta organizoni gardërobën për sezon — taktika familjare për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizimin e gardërobës nga familjet: si të përgatiteni për sezon, të ruani rrobat, t’u jepni jetë të gjatë dhe të shmangni blerjet e panevojshme duke përdorur etiketa, inventar dhe mundësi lokale për ripërdorim.