Pse ka rëndësi forma e brushës për skuqjen e faqeve

Parashtrohet pyetja cilën lloj brushe të zgjidhni, nganjëherë kjo pyetje esenciale mund të jetë çuditërisht e madhe. Posedoj një pjesë të madhe të brushave kohët e fundit, por e shoh se vetëm humbi kohë duke menduar cilën ta zgjedhi për përdorim, por që nuk i përdori të gjitha!

Po ju paraqesim tri forma të brushave për skuqje të faqeve që preferohen nga makeup artisti i famshëm Nick Barose, i cili përdor efekte shumë të ndryshme, madje edhe kur përdor të njejtën ngjyrë të faqeve. Ata janë, nga e majta në të djathtë:

1. Brushë e vogël dhe e dendur

Kjo brushë është ideale, në rastet kur dëshironi të krijoni një nuancë të guximshme të ngjyrës në faqet tuaja.

2. Brushë e mesme dhe katrore

Kjo lloj brushe nga Lancome, me formën që ka shpërndan skuqjen në një mënyrë që duket ngjyrë rozë e lehtë, jo shumë e ndritshme.

3. Kënddrejtë

Zgjedhni brushë me qime drejtkëndore, si a ii llojit të MAC, në rastet kur preferoni skuqje më të përhapur, ngjyra super të besueshme në faqe, por jo edhe shumë intensive, thotë Barose.

Çfarë forme të brushes për skuqje përdorni, dhe pse e zgjodhet atë lloj?

kosovarja.ch