Ëmbëlsirë me biskota dhe çokollatë

Meqenëse nga vet titulli i ëmbëlsirës, me të përmendur emri çokollatë, dihet se bëhet fjalë për diçka shumë të shijshme dhe recetë fenomenale, andaj bëni këto katrorë prej çokollate dhe me biskota.

Përbërësit e nevojshëm:

Për biskotat

  • 120 g çokollatë për gatim
  • 1 filxhan (250 ml) gjalpë të zbutur
  • 2 gota sheqer ngjyrë kafe
  • 4 vezë
  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 filxhan miell

Për fillin (biskota me çokollatë)

  • ¾ filxhan gjalpë
  • ¾ filxhan sheqer ngjyrë kafe
  • ¾ filxhan sheqer të thjeshtë
  • 3 lugë qumësht
  • 1 ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 ½ filxhani bajame të grira imët
  • 1 ½ filxhan çokollatë të copëtuar

Së pari përgatitni biskotat. Ngrohni furrën në 160 gradë, ndërsa enën katrore për pjekje me dimenzione 22×33 cm lyeni me vaj apo me letër për pjekje.

Shkrini çokollatën në furrë për rreth 30 sekonda, duke e përzier në ndërkohë. Lëreni mënjanë të ftohet derisa të përgatitni pjesën tjetër.

Në një enë të madhe përzieni me mikser gjalpin dhe sheqerin deri sa të fitoni një masë kremoze, shtoni vezët një nga një dhe ekstraktin e vaniljes si dhe në fund çokollatën e shkrirë.

Në fund ngjeshni miellin, apo me një lugë druri përzieni të gjithë masën.

Për biskotat, në një enë të madhe përzieni me mikser gjalpin dhe sheqerin, shtoni qumështin dhe ekstraktin e vaniljes si dhe pëzieni mirë, zvogëloni paksa shpejtësinë, shtoni edhe bajamet, dhe më në fund, me një lugë të madhe përzieni çokollatën e copëtuar.

Kështu, me masën e përgatitur, lyeni korën apo pandispanjën, lëreni në frigorifer për të paktën një orë deri sa të ftohet plotësisht dhe preni në copëza katrore apo kube.

kosovarja.ch