7.5 C
Priština
More

    Përcjellja e ciklit menstrual – çfarë është normale e çfarë jo!

    spot_imgspot_img

    Cikli menstrual mund të nënkuptojë shumë rreth shëndetit tuaj. Mësoni si të ndjekni ciklin tuaj dhe si të veproni në lidhje me parregullësitë.

    A e dini se kur ju ka filluar perioda e fundit menstruale dhe sa kohë ju ka zgjatur? Nëse jo, atëherë është koha që ti kushtoni vëmendje.

    Përcjellja ciklit menstrual mund të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është normle për ju, për kohën e ovulacionit si dhe identifikimin e ndryshimeve të rëndësishme – si psh. një periodë e humbur apo një gjakderdhje menstruale e paparashikuar. Megjithëse parregullsitë menstruale zakonisht nuk janë serioze, ndonjëherë ata mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore.

    Çfarë është cikli menstrual?

    Cikli menstrual është seria mujore e ndryshimeve që trupi i femrës kalon në përgatitjen për mundësinë e shtatzënisë. Çdo muaj, një nga vezoret lëshon një vezë – proces që quhet ovulacion. Në të njejtën kohë, ndryshimet hormonale përgatitin mitrën për shtatzëni. Nëse ndodh ovulacioni dhe veza nuk fekondohet, atëherë kemi gjakderdhje menstruale.

    Çfarë është normale?

    Cikli menstrual, i cili llogaritet nga dita e parë e përiodës e deri në ditën e parë të periodës së ardhshme, nuk është i njejtë për secilën femër. Rrjedhja menstruale mund të ndodhë çdo 21 deri 35 ditë dhe mund të zgjasë prej 2-7 ditë. Në vitet e para të menstruacioneve, zakonisht ciklet janë më të gjata, ndërsa më kalimin e moshës ato mund të shkurtohen dhe të bëhen më të rregullta.

    Cikli menstrual mund të jetë i lehtë apo i vështirë, me ose pa dhimbje, i gjatë apo i shkurtër, dhe ende të konsiderohet normal. Mbani mend se përdorimi i disa llojeve kontraceptive, mund të ndryshojë ciklin tuaj menstrual.

    Kur ju i afroheni menopauzës, cikli juaj mund të çrregullohet sërish. Megjithatë, meqenëse rreziku për kancer të mitrës rritet me kalimin e moshës, diskutoni çrregullimet rreth menopauzës me mjekun tuaj.

    Si mund të përcjell ciklin tim menstrual?

    Për të gjetur se çfarë është normale për ju, filloni të regjistroni ndjekjen e ciklit në një kalendar. Ndjekni datën tuaj fillestare çdo muaj për disa muaj rresht për të identifikuar rregullsinë e periodave tuaja.

    Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me ciklin, atëherë nxjerrni shënimet e mëposhtme çdo muaj:

    • Data e përfundimit
    • Rrjedhja e gjakderdhjes
    • Gjakderdhje abnormale
    • Dhimbje
    • Ndryshime tjera

    Çrregullimet e ciklit menstrual mund të kenë shkaqe të ndryshme, duke përfshirë:

    • Shtatzëni apo gjidhënie
    • Çrregullime në ushqim, humbje ekstreme e peshës apo stërvitje e tepruar
    • Sindromi policistik i vezorëve
    • Dështim i parakohshëm ovarian
    • Sëmundje inflamatore të pelvikut
    • Fibroide në mitër

    Për disa femra, përdorimi i pilulave kontraceptive mund të ndihmojë në rregullimin e ciklit menstrual. Sidoqoftë, disa çrregullime menstruale nuk mund të parandalohen.

    Përveç kësaj, konsultohuni me mjekun tuaj nëse:

    • Cikli juaj menstrual papritmas ndërpritet për më shumë se 90 ditë – ndërsa ju nuk jeni shtatzënë
    • Cikli juaj pas gjendjes normale fillon të çrregullohet
    • Keni gjakderdhje për më shumë se 7 ditë
    • Ju rrjedh gjak më shumë se zakonisht
    • Cikli juaj ka diferencë më pak se 21 ditë ose më shumë se 35 ditë
    • Keni gjakderdhje ndërmjet periodave
    • Keni dhimbje të forta gjatë ciklit

    Mos harroni, përcjellja e ciklit tuaj menstrual mund të ju ndihmojë të zbuloni se çfarë është normale për ju dhe çfarë nuk është. Nëse keni shqetësime rreth këtyre problemeve, konsultohuni me mjekun tuaj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...